E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këmbejnë euro të falsifikuara, arrestohen

02/10/2009  Tetë prerje 20 euroshe. Tre të rinj nën akuzë, dy prej tyre minorenë

U paditën nga administratori i një pikë Uestern Union

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi janë akuzuar për veprën penale të falsifikimit dhe shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara. Një ditë më parë në qytezën e Manzës janë arrestuar në flagrancë shtetasit Besim Deda 18 vjeç, F.Kadiu 16 vjeç dhe 14-vjeçari S.H. tetë kartëmonedha të prerjes 20 euro janë sekuestruar nga policia, e cila ka nisur të zbërthejë edhe skenarin e realizuar në këmbimin e prerjeve të fabrikuara në punishte ilegale. Nga hetimet paraprake mësohet se prerjet 20 euro të rreme janë këmbyer në dyqanin Wester Union në Manëz dhe më pas janë zbuluar edhe prerjet e tjera. Për të mësuar origjinën e këtyre parave të falsifikuara, është marrë në pyetje fillimisht administratori i pikës Wester Union. Ai ka bërë të ditur se fillimisht 20 euro të falsifikuara ka këmbyer F.Kadia banor në Manëz dhe një ditë më pas ai ka ardhur edhe me një prerje të dytë 20 euroshe. Policia ka ndaluar fillimisht 16-vjeçrin Kadia, i cili ka dëshmuar se paratë e falsifikuara ia ka dhënë shtetasi Besim Deda, ndërkohë që ky i fundit ka pohuar se i ka marrë këto euro nga 14-vjeçari S.H. për të zbuluar gjithçka lidhur me këtë ngjarje policia ka sekuestruar 6 copë prerje 20 euroshe me seri V 00247820335, 1 prerje me numër V 55650030341 dhe 1 prerje me numër S 4424492418. Së bashku me to pronari i Wester Union është detyruar të lërë në dorën e oficerëve të policisë edhe kasetën e xhirimit nga kamerat. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›