E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo zhvillimit spontan të ekonomisë

Duke lexuar "Programin buxhetor afatmesem 2008-2010" - (ëëë.minfin.gov.al), mendoj se disa çështje determinante të zhvillimit ekonomik të vendit, ka vend për t'i vënë në rrugë të drejtë, me qëllim që të frenohen dukuritë negative në ritmet e rritjes ekonomike, të të ardhurave kombëtare, në drejtimin e shpenzimeve buxhetore, në bilancin e pagesave etj


Konkluzioni i arritur se "Është evidente që sektori i bujqësisë gjatë këtyre viteve të ekonomisë së tregut ka ndjekur një trend gradual rënës, si përsa i përket peshës së tij në PBB, ashtu dhe në kontributin që ky sektor ka patur në rritjen e PBB-së" - mendoj se mund të ishte një sinjal alarmi për qeverinë, duke mos pranuar arsyetime "qetësuese" se... "kjo natyrshëm është një karakteristikë e zakonshme e atyre ekonomive që nga njëra anë janë në zhvillim e sipër dhe nga ana tjetër bujqësia nuk përbën një nga sektorët me konkurrushmëri të lartë për tregjet e huaja (fq.14-15)!


Po ndalem këtu për vetë faktin se bujqësia, ku jeton gjysma e popullsisë, përbën një hallkë kyçe në zinxhirin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.


Nga ana tjetër, një përfundim i tillë duket se qëndron larg realitetit, sepse, në radhë të parë, prodhimi bujqësor dhe aktivizimi i forcave prodhuese në bujqësi, përbën rrugën kryesore për sigurimin e mjeteve të jetesës jo vetëm për fshatin që po braktiset, por edhe më gjerë.


Së dyti, prodhimi ynë bujqësor është i lidhur drejtpërdrejt me konkurrencën në tregun ndërkombetar, si në aspektin e sigurimit të pavarësise së tregut tonë nga prodhimet bujqësore të fqinjëve, me zhvillimin e industrisë ushqimore, ashtu dhe me eksportin e produkteve bujqësore, fusha këto me traditë të hershme.


Prandaj, bujqësia, nuk mund të mos trajtohet si prioritet në kuadrin e zhvillimit të ekonomisë në tërësi. Por, që të arrihen këto objektiva, fshati duhet të ndjejë mirë dorën e shtetit, për të rritur interesin për tokën dhe prodhimin bujqësor e blegtoral.


Natyrisht, kjo nuk mund të arrihet me masa ekstreme si sekuestrimi tokave të lëna pa punuar, por duke e ndihmuar aktivisht. Në objektivat për bujqësinë, mund të gjenden teorizime me shumicë, përfshirë edhe rritjen e të ardhurave të fermerëve, por askund nuk mund të gjesh masa se si mund të arrihet dalja nga situata konkrete.


Ndikim pozitiv do të jepte, p.sh., vënia në eficensë nga shteti e mekanizmave ekonomike e financiare, si subvencionet buxhetore që mungojnë plotësisht, politika doganore për mbrojtjen e prodhimit vendës nga konkurrenca, investimet për sistemimin e rrugëve në zonat e thella ku, për këtë mungesë, sasi të mëdha produktesh bujqësore, kalben dhe nuk e shohin tregun etj.


Gjatë periudhës së regjimit komunist, mundësia e vetme për sigurimin e burimeve valutore, në devizë të lirë ose klering, me të cilën përballoheshin gjithë importet, ishte eksporti i mineraleve si kromi, hekuri, bakri, bitumet etj.; produkte industriale si tela, kabllo, atrecatura; ato të industrisë kimike; të industrisë së lehtë dhe ushqimore si bulmetra, konserva peshku e mishi, tekstilet etj.; produkte bujqësore si perime e fruta, bimë medicinale etj. etj.


Por, pas viteve '90, me gjithë iniciativat private, eksportet mbetën në nivele shumë larg mundësive konkrete të shfrytëzimit të resurseve që disponon vendi, gjë që sintetizohet në përkeqësimin progresiv të bilancit të pagesave, që është bërë problem shqetësues për vendin.


Dhe kjo e ka burimin kryesor, së pari, në shkatërrimin deri në inekzistencë të qindra ndërmarrjeve të trashëguara në gjithë degët e ekonomisë.


Në vazhdim, ishin mangësitë serioze të qeverive, për të ndikuar në ngritjen me prioritet të shoqërive tregtare me interes për ringjallërimin e degëve kyçe te ekonomisë.


Por, duke filluar nga kjo fazë vendimtare, gjithçka iu la spontanitetit, sepse ndërhyrja e shtetit nëpërmjet sistemit të mekanizmave dhe stimujve për thithjen e investimeve me kapital vendës dhe të huaj, ka qenë shume pak efektive.


Hyrja e kapitalit të huaj në industri, në fillim të viteve '90, karakterizohej kryesisht nga shoqëritë tregtare të fasonit, pra, qepja e faqeve të këpucëve dhe e konfeksioneve, me material të porositësit, duke shfrytëzuar krahun e punës, që paguhej dhjetëra herë më lirë se në vendet komunitare të origjinës së tyre.


Natyrisht, për vendin kjo kishte anën pozitive të zënies me punë të disa mijëra grave e vajzave.


Por, në fund të fundit, përbën vetëm eksport të krahut të punës, me efekte të kufizuara për ekonominë e vendit.
Edhe koncensionet e dhëna për shfrytëzimin e ndonjë minerali, vazhdojnë të jenë të "vakëta".


Nga moskryerja e investimeve të premtuara për përmirësimin e kushteve të shfrytëzimit të minierave, veç të tjerave, po merren jetë njerëzish, siç ndodh në minierën e kromit në Bulqizë, ose po pezullojnë aktivitetin duke lënë qindra njerëz pa punë, siç ndodh me ferrokromin në Burrel.


Akoma më keq është gjendja për dhjetëra hidrocentrale të vegjël, të dhënë në koncesion, të cilët qëndrojnë pa u vënë në shfrytëzim, kur dihen mirë kërkesat për energji etj.!


Dhe kjo për shkak të dhënies së koncesioneve në partnerë joseriozë (por që paguajnë për njerëzit e administratës shtetërore!), të mungesës së sanksioneve të forta, kur zvarritet vënia në punë e objekteve, apo kur nuk respektohen kushtet kontraktuale.


Nuk duket e pranueshme që, për pasuritë e shumta e të shumëllojshme minerare, me rezerva qindravjeçare, në objektivat, të flitet në terma të përgjithshme si promovim të mineraleve të reja për shfrytëzim, duke mos bërë asnjë konkretizim për çfarë mineralesh bëhet fjalë!


Në këtë vështrim mund të thuhet me siguri që, kapitali i huaj, me hapat e hedhur, konsiderohet në nivele relativisht të pakënaqshme, krahasuar me potencialet e ekonomisë.


Megjithatë, në objektivat politike, edhe për vitin 2010, parashikohet kryesisht rritja e nivelit të publikimit të materialeve promovuese, në zbatim të politikave për thithjen e investimeve të huaja(!), por nuk përcaktohet asgjë për rritjen e interesit të kapitalit të huaj, nëpërmjet parashikimit të stimujve dhe lehtësive fiskale dhe procedurale, për të cilat, mendoj se dikasteri i linjës dhe Ministria e Financave, mund të koordinonin e bashkërendonin masat konkrete në këtë fushë.


Barra fiskale prej 44.9 për qind të fitimit qysh në vitin e parë të aktivitetit, të cilën Banka Botërore e konsideron si më të lartën në rajon, natyrisht që i bën të mendohen mirë investitorët, sidomos ata të huaj.


Privatizimi i përshpejtuar i sektorëve strategjikë, me peshë të rëndësishme në të ardhurat kombëtare dhe në bilancin tregtar, të përfolura për korrupsion galopant, shpresojmë të mos ndodhë edhe për transportin hekurudhor.


Kjo për faktin që ky sektor, edhe në vendet ekonomikisht të zhvilluara, vazhdon të jetë pronë shtetërore, ku investohet në vazhdimësi për modernizimin dhe pajisjen me teknikën e teknologjinë më të fundit.


Për rëndësinë e ndërtimit të hekurudhave në Shqipëri, trajtuar në kompleksin e tyre, për një lidhje efektive me vendet e Gadishullit Ballkanik dhe me Europën Qendrore e Lindore, është shfaqur interes i madh në studime të mirëfillta të kryera për këtë sektor, qysh në kohën e sundimit turk, në vitet 1890-1900 (Libri - "Principii di economia Albanese" - faqe 159, botim i Università Commerciale Luigi Bocconi Milano - 1941).


or, është fatkeqësi që rrjeti hekurudhor i trashëguar, me një shtrirje të gjerë, si gjithë ekonomia, është shkatërruar, dhe mbahet me "paterica", duke u lënë krejtësisht pas dore.


Zhvillimi i transportti nuk mund të kuptohet vetëm me investimet për ndërtimin e rrugëve automobilistike, por duke zhvilluar gjithë llojet e transportit, ku peshë e rëndësishme i takon transportit hekurudhor.


Prandaj, investimet për rikonstruksionin dhe modernizimin gradual të hekurudhave, për t'u lidhur edhe me rrjetin hekurudhor të shteteve fqinje, meritojnë vend të rëndësishëm në programin buxhetor.


Kjo do të siguronte një transport kombëtar e ndërkombetar masiv e me kosto të ulët për udhëtarët, bizneset e fermerët; do të lehtësonte shfrytëzimin e mineraleve, dhe do ta bënte Shqipërinë një qendër të rëndësishme transiti për qarkullimin ndërkombëtar të mallrave e udhëtarëve, nga perëndimi në lindje dhe anasjelltas.


Në objektivat parashikohet Harmonizimi i llojeve të transportit. Por vetëm kaq, sepse kur vjen puna për shpërndarjen e investimeve, ato drejtohen kryesisht në transportin rrugor! Pra, perspektiva duket e zymte.


Niveli i investimeve per hekurudhat, edhe per vitin 2010 qendron pothuaj ne te njejtin nivel te viteve te kaluara, prej rreth 950 milione leke, me objekt rikonstruksionin e disa stacioneve, te cilet fatkeqesisht, thuajse jane pa trena!


Është e qarte se tashme nuk kemi te bejme me nje buxhet te ekonomise se dikurshme te centralizuar, per te perballuar njeheresh gjithe barren e investimeve kapitale, per zhvillimin e proporcional te llojeve te transportit.


Eksperienca boterore tregon se, per faktin qe hekurudhat, p.sh., administrohen nga shteti, është normale qe buxheti i shtetit te perqendrohet per te financuar gradualisht, rikonstruksionimin dhe modernizimin e tyre. Nderkohe, ndertimi i autostradave te medha e moderne, i hidrocentraleve etj., te cilat kerkojne investime kolosale, perbejne objekte te mobilizimit te kapitalit privat, vendas dhe te huaj, nepermjet dhenies ne koncesion.


Ne kete menyre, buxheti i shtetit jo vetem nderhyn ne objekte strategjike qe administron shteti, por menjanon rritjen e borxhit te brendshem e te jashtem dhe deficitin buxhetor, qe aktualisht jane prezente.


Por, natyrisht ne keto raste, kerkohen partnere serioze, te fuqishem dhe me eksperience, per te cilet, krahas krijimit te kushteve lehtesuese te mundshme per t'i bere me te interesuar, duhet te parashikohen edhe sanksione te forta per rastet e mosrespektimit te kushteve kontraktuale, gje qe, sigurisht, mund te arrihet nese i pritet rruga korrupsionit.


Shfrytezimi i ketyre mundesive te medha, mendoj se perben objekt paresor dhe mundesi per rritjen ekonomike, shtimin e te ardhurave dhe uljen e nivelit te papunesise, qe perben nje problem shqetesues per vendin tone.

*Autori është ekonomist

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›