E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joe Cole kalon tek skuadara e Lille

Sezoni i transferimit të futbollistëve në skuadra të ndryshme botërore, ka qenë tepër i ngarkuar. Mesfushori anglez i Liverpoolit, Joe Cole është huazuar për një vit tek klubi francez, Lille. Ndërsa Barcelona ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare që Aleksander Hleb do të huazohet në Wolfsburg.

Mësohet ndër të tjera se Craig Bellamy është nisur për në Liverpool për teste mjekësore dhe pritet të kryhet gjatë ditës kthimi i tij nga Manchester City. Po ashtu agjenti i Keiszuke Hondas ka mohuar thashethemet si klineti i tij gjendet në Londër për ekzaminime mjekësore tek Arsenali. Mendohet se Arsenal po provon një ofertë për dyshen Fellaini-Arteta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›