E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeçeni, 7 policë të vrarë nga një sulm vetëvrasës

Shtatë policë, janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në Grozni të Çeçenisë.

Një burim policor i ka thënë agjencisë Interfaks se sulmuesi ka hedhur veten në erë teksa patrulla e policisë ishte përpjekur për ta arrestuar.

Nga shpërthimi u plagosën edhe 16 persona të tjerë.

Sulmi ndodhi afër ndërtesës së parlamentit lokal në fund të muajit të Ramazanit.

Lideri Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadirov, tha se “banditi” ishte përpjekur të ndërmerrte një sulm terrorist në ditën më të shenjtë për Myslimanët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›