E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nokia në aleancë me Microsoft

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 19:24

Kompania finlandeze Nokia, njoftoi të premten se telefoni Windows Phone, i kompanisë amerikane Microsoft, do të jetë platforma e saj kryesore për telefonat e mençur (smart phone).

Me rastin e ndryshimit radikal të strategjisë, prodhuesi më i madh i telefonave celularë në botë thotë se, me Windows Phone do të punojë në “përparimin e platformës, në fushat siç janë aplikacionet nismëtare e të cilave është Nokia”.

Mbetja prapa e Nokia’s në frontin teknologjik të industrisë së aparateve telefonike celulare është shkaku kryesor i kësaj lëvizjeje aq radikale të Nokia’s, sqarojnë analistët.

Kompania finlandeze është lider sa i përket prodhimit të telefonave celularë që nga viti 1998. Vitin e kaluar Nokia ka shitur 432 aparate, që është më shumë se sa të tre rivalët e saj kryesorë bashkërisht.

Mirëpo, iPhone, i kompanisë amerikane Apple ka vendosur një standard të veçantë për “telefonat e mençur” ), përderisa BlackBerry, i kompanisë kanadeze Research In Motion është aparati më i favorizuar i njerëzve afaristë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›