E Shtunë, 31 Tetor 2026

John Kennedy ishte i varur ndaj seksit

Share

Mimi Alford, e cila ka qenë e lidhur për 18 muaj me ish-presidentin amerikan, John Kennedi, ka shkruar një libër të titulluar Edhe një sekret: Marrëdhënia ime me Presidentin John F. Kennedy. Në të, ajo rrëfen marrëdhënien dhe eksperiencat e saj seksuale me Kennedy-n.

Mimi Alford shkruan se ajo ishte një vajzë 19 vjeçare e virgjër, ndërsa ishte për një stazh të shkurtër në Shtëpinë e Bardhe. Gjatë një prej ditëve të stazhit, Kennedy e futi në dhomën e gjumit të gruas së tij, pas një feste pranë pishinës me dy ndihmëse të afërta dhe një femër tjetër të re. Ishte një moment shokues, shkruan ajo. Ai nga njëra anë vepronte njësoj sikur të ishte duke bërë gjënë më natyrale në botë.

Alford shkruan se kreu marrëdhënie seksuale me të tre ditë para vrasjes së tij në Dallas, ndërsa pohon se ai ishte i varur ndaj seksit. Gjithashtu, në libër Alford shkruan se Kennedy e kishte detyruar njëherë të bënte seks me një prej miqve të vet, ndërsa ai e shikonte. Të njëtën gjë kishte kërkuar të bënte edhe me vëllain e tij të vogël, por Alford nuk kishte pranuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›