PKK ndërpret tërheqjen e ushtarëve nga Turqia
Rebelët kurdë të Turqisë kanë ndaluar tërheqjen e luftëtarëve nga territori turk, duke e akuzuar Ankaranë për mosveprim në raport me procesin e paqes, ka informuar një agjenci e lajmeve pro-kurde të hënën, raporton AFP.
Në një deklaratë të cituar nga Firat News, lëvizja e armatosur e Partisë së Punës së Kurdistanit (PKK) ka thënë se sjellja e qeverisë turke duke mos arritur progress në çështjen kurde qëndron prapa situatës së re.
Megjithatë në këtë deklaratë thuhet se PKK do e respektojë armëpushimin me forcat turke.