Jole: Pogradeci po transformohet në portën hyrëse të Qarkut Korçë

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Qyteti i Pogradecit po transformohet në portën hyrëse të qarkut të Korçës. Prefekti Nertil Jole bëri të ditur se projektet e nisura në Pogradec po marrin formë falë mbështetjes së pakursyer me investime të qeverisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jole vlerësoi gjithashtu edhe punën e përkushtuar të kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakolli për transformimin e Pogradecit në një destinacion gjithmonë e më të preferuar turistik për vizitorë vendas e të huaj. Prefekti ndau në rrjet edhe një album fotosh nga inspektimi i punimeve.
Ndërhyrja që aktualisht po zbatohet me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 499 163 991,40 lekë me TVSH, është pjesa e ndërtimit të shëtitores së Tushemishtit, ndërkohë që segmenti rrugor Tushemisht – Doganë ka përfunduar.
Prefekti i qarkut të Korçës tha se, trendi në rritje i fluksit të turistëve do të vazhdojë të mbështetet me investime e zgjidhje që përmirësojnë infrastrukturën dhe i bëjnë përjetimet turistike edhe më të bukura.
1 nga 18/a.f/