Jolie ben apel per refugjatet
Angelina Jolie ka marre nje pushim nga qilimi i kuq gjate kesaj jave, per te vizituar nje qender te refugjateve ne Ban Mai Nai Soi, Tajlande. Ylli i filmit "Tomb Raider", e cila po rrit gjashte femije me partnerin e saj Brad Pitt, ka kerkuar nga qeveria e Tajlandes qe t'u jape me shume liri dhjetera mijerave refugjateve burmez. "Isha e brengosur te takoja nje vajze 21-vjecare e cila kishte lindur ne kamp dhe e cila kurre nuk kishte dale jashte tij dhe qe po rrit femijen e saj po ne kamp", citohet te kete thene Jolie pas vizites se saj. Jolie, e cile eshte ambasadore e vullnetit te mire e Agjencise se Refugjateve te Kombeve te Bashkuara, ka kerkuar nga autoritet tajlandeze te merret me shume me 110 mije refugjatet.