Politikanet, majtas e djathtas, anti-pronare
Ne keto 18 vjet qe quhet tranzicion, qeverite e ardhura ne pushtet kane mashtruar elektoratin dhe institucionet nderkombetare, duke vazhduar me fanatizem platformen e shokut Ramiz sipas Katovices, ne vitin 1989. Kjo platforme antipronar duke mos njohur pronen e grabitur nga diktatura dhe as kufijte e saj, dhe duke e konsideruar pronen e grabitur si prone te shtetit, ka krijuar anarkine e titujve te pronesise. Me kete rruge jane pasuruar nje pjese e kupoles se politikaneve, duke nxitur vellavrasjen dhe konfliktet sociale, jane demtuar shume vlerat morale te popullit dhe sot po pengohet dukshem zhvillimi ekonomik i vendit, ku pjesa qe quhet popull jetojne keq, ne varferi, me nje rroge ose pension mizerabel. Pronat e ketij populli te mashtruar i vjelin politikanet qe kane blere vila ne Shqiperi, ne Greqi, Itali Zvicer etj, por qe ankohen si te varfer. Borgjezia dhe elita patriotike dhe kombetare, e para luftes se dyte boterore, sot eshte zevendesuar nga elita e pronareve te rinj, e disa komunisteve te ricikluar ne politike dhe te pasuruar nga shfrytezimi i postit, nga pervetesimi i pronave te grabitura nga diktatura, nga kontrabanda, politika e hapur ndaj cdo akti qe i pasuron perfshi drogen, prostitucionin, nga korrupsioni, dhe nga shitja e interesave e te vlerave kombetare, qe deri sot eshte maskuar me shkumen e quajtur demokraci. Ne themel te kesaj platforme antikombetare, qendron Katovica dhe trajtimi i prones se grabitur si prone e shtetit, trajtimi i prones se shtetit si prone te qeverise dhe mbi kete terren hartimin e ligjeve dhe amendimin e tyre, sipas interesave klanore. Shoqata "Pronesi me Drejtesi" qe me themelimin e saj ne 1991 ka bere lufte te pakompromis per te respektuar titujt e pronesise. Sot, protesta jone ka vajtur ne te gjitha kancelarite e botes, te cilat prej kohesh kane keshilluar politikanet tane se kthimi i prones tek i zoti eshte parakusht per t'u perafruar ne Evrope, por z.Berisha dhe Nano kane bere sipas mendjes dhe sipas interesit te tyre dhe c'eshte e verteta kane mundur ta zgjasin shume. Se fundi ne seminarin e dt. 5.2.2009 te organizuar me Ministrin e Ekonomise z.Helmut Lohan, perfaqesues i Keshillit te Evropes e theksoi perseri problemin e titujve te pronesise, qe do te thote problem i pazgjidhur i prones private, per nje qeveri qe kerkon te jete anetare ne NATO dhe BE. Ne kete seminar, pala shqiptare e kishte perfaqesimin te ulur ne nivel zv/ministri dhe per me keq per ato qe deklaroi na u duk i papergjegjshem, i instruktuar apo i indoktrinuar per te mbrojtur rrugen mekatare aktuale te tranzicionit te zgjatur. Debati per pronen ka kohe qe eshte hapur dhe le te mbetet i hapur. Ish-shefi i Sherbimit Informativ Kombetar Shqiptar, z.Fatos Klosi, ka deklaruar publikisht se agjentura e UDB ka qene faktor per tranzicionin e zgjatur ne vendin tone, por nuk e kuptuam pse nuk e preku pronen. Per ne shqiptaret, me kohe ka qene e qarte se sllavokomunizmi, agjentet e perpunuar dhe keto influenca agjenturore duhen eliminuar, duke analizuar qendrimin ndaj prones se trasheguar. Prej vitit 1991, ne kemi politikane te vetequajtur te djathte apo te majte, qe praktikisht bejne politike frenuese per te ardhmen e demokracise dhe te ekonomise se vendit. Sot platforma anti-pronare e qeverise, shprehet kudo perfshi edhe me mosthirrjen e perfaqesuesve te Shoqates Kombetare te te Shpronesuarve, ne seminarin e organizuar nga Ministria e Ekonomise per problemin e prones. Mungesen e shtetit ligjor, demagogjine dhe arbitraritetin e ketyre 18 vjeteve ndaj pronareve, e demaskon fakti se te njejtin detyrim kushtetues per respektimin e te drejtes se prones, qeveria e trajton me dy standarde. Prona eshte zgjidhur pa asnje veshtiresi ne rrethet e zonave veriore dhe verilindore, duke respektuar plotesisht titujt e pronesise, kadastrat dhe kufijte e para grabitjes komuniste ndersa ne nje pjese te vendit, politikanet kane organizuar anarkine e prones dhe pretendojne se anarkia do te zgjidhet me kompensim. Ne kete linje te anarkise se prones u deklarua dhe zv/ministri i Ekonomise qe perfaqesonte qeverine ne seminarin e organizuar date 5 Shkurt 2009 per pronen. Kthimi i prones se trasheguar eshte detyrim kushtetues per politikanet, ndersa per ne pronaret, eshte nje e drejte e pamohueshme dhe e pa tjetersueshme, me perjashtim te interesit publik. Ne Shqiperi prej 18 vjetesh prona private po trajtohet si deshire apo vullnet i politikaneve, qe kane guximin te deklarojne se, qenka harac i te kaluares! Do deshiroja te pyesja publikisht jo qytetarin Eno Bozdo, por zv/ministrin Eno Bozdo. Nese zbatohet kjo platforme, perse u dashkan 3 apo me shume vjet. A nuk mendoni se kerkoni turbullire per ujqerit dhe peshkaqenet, qe grabisin pronat tona. A eshte ky interes i juaji personal. Ju u shprehet se "kjo eshte kostoja qe i paguajme te kaluares" Jo keshtu zoti zv/minister, shprehu nese nuk jeni dakord apo ndihesh i cenuar ne personalitetin tend se keshtu nuk shkon. Kete kosto e paguan populli dhe Shqiperia, por jo ju politikanet, qe nuk dime nga keni ardhur dhe per ke punoni. A nuk mendoni se ashtu po kryeni rrolin e kolones se peste, por dije se do te jeni i pasuksesshem dhe shpejt do te te mohojne edhe te tute. A mendoni se z. Lohan u bind me ato qe ju thate ne seminar? A mendoni se do vazhdoni gjate t'i mashtroni institucionet nderkombetare? Pa pasur tituj pronesise sipas Nenit 41 te Kushtetutes, vetem parate e mafies mund te investohen. Si mund te ritet fluksi i investimeve turistike dhe ju prisni te kalojne shifrat 600 milion euro, kur akoma nuk keni kthyer pronen tek i zoti. Nese qeveria paska kryer nje veprim te papergjegjshem, duke hedhur hapin e gabuar dhe paska nenshkruat per X siperfaqe, park energjetik dhe ka krijuar detyrim me partnere nderkombetare, perse qeveria mban peng, pjesen tjeter qe eshte mbi 99 % e siperfaqes qe nuk ka kontrate me partnere nderkombetare. A nuk ju duket ky nje pozicion i turpshem dhe demprures, te pakten per emrin dhe te ardhmen tuaj. Ju lutem shkunduni, nese jeni te ndershem.
*Kryetar i Shoqates Kombetare te te Shpronesuarve "Pronesi me Drejtesi"