E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jolie nuk do ti ftojë miqtë e Pitt-it në dasmë

Për një dasmë të përkryer, Angelina Jolie ka menduar deri në detaj. Fatkeqësisht, ajo i ka ndalur bashkëshortit të saj që të ftojë në ceremoni miqtë e tij më të ngushtë, të cilët janë Quentin Tarantino, Jonah Hill dhe Philip Seymour Hoffman.

“Angie dëshiron që dasma e tyre të jetë e përkryer dhe kjo vlen edhe për listën e të ftuarve më shumë se gjithçka tjetër”. “Ajo e respekton të drejtën e Brad për të qenë mik me këdo që dëshiron, por nuk ka shanse që ajo t’i lejojë këta djem ta ndjekin dasmën e tyre”.

“Shpjegimi zyrtar që ajo jep është se kjo është një festë intime vetëm për miqtë dhe familjarët e ngushtë. Por e vërteta e hidhur është se ajo mendon se këta tre djem kanë ndikim të keq tek Brad”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›