E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-komisionerëve të komunës Dajc

LEZHË- Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj 7 komisionerëve të votimit në fshatin Dragushë të komunës Dajç në Lezhë. Shkak për shtyrjen e radhës të kësaj seance, për në datën 29 maj, është bërë mungesa e të akuzuarve për manipulim të zgjedhjeve të 8 majit dhe e avokatit të mbrojtes të tyre. 

Mungesa e tyre është cilësuar si e pamotivuar nga gjykatesi Adriatik Boci dhe Prokurori i cështjes Ervin Beqiri, të cilët kanë kërkuar përcaktimin e një avokati për secilin nga të pandehurit. 

Prokuroria e Lezhës nisi një hetim ndaj komisionereve të qëndres së votimit në fshatin Dragushe, pas denoncimit të kandidatit të majtë për manipulim e zgjedhjeve. 
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›