E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Olldashi: PS po bllokon KQZ-në për të justifikuar humbjen

olldashiNga zërat e paktë të Partisë Demokratike që ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është Sokol Olldashi, ministër i Transporteve.

Në faqen e tij në Facebook ai shkruan se socialistët po bllokojnë KQZ-në për të justifikuar humbjen, pasi e parandjejnë humbjen.

Dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga Partia Socialiste, dhanë dorëheqjen.

Pse??

Sepse janë nën komandën politike të partisë dhe sepse janë po aq të varur sa anëtari që u zëvendësua dy ditë më parë, pra janë njëlloj militantë të majtë.

Pse???

Sepse Partia Socialiste parandjen humbjen dhe filloi dy muaj përpara zgjedhjeve përpjekjen për të fituar në tavolinë. Duke marrë peng institucionin, përmes anëtarit të LSI, menduan që gjeten zgjidhje. Katër me tre për ata KQZ, katër me tre për ata gjysma e KQV-ve, pesë me dy për ata gjysma tjetër e KQV-ve. Kur skema u prish dhe ne balancuam përmes votimit në parlament KQZ, kaluan ne skenarin tjetër: Nuk e vjedhim dot?!?!?! Hajde ta prishim e ta bllokojmë. Kjo ka vetëm një lexim. Socialistët po përgatiten si të justifikojnë humbjen.

Punë për ta! shkruan Olldashi në FB./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›