E Shtunë, 31 Tetor 2026

Svenson Te plotesohet numri i anetareve te KQZ-se

Ambasadori suedez Patrik Svensson deklaroi nga Korca se KQZ është mandatuar që të funksionojë me 7 anetare. Sipas tij situata aktuale në KQZ nuk është favorizuese.

Shpresoj dhe besoj që KQZ duhet ët jetë me 7 anëtarë, duhet të jetë i plotë. Është mandatuar të ketë 7 anëtarë dhe mendoj që kjo duhet të përmbushet gjithë kohës që procesi i zgjedhjeve të jetë më i kompletuar. Mendoj se gjithcka duhet bërë që KQZ të ketë numrine plotë të anëtarëve që të funksionojë për zgjedhje sa më të lira dhe të drejta.

Ambasadori suedez ka apeluar gjithashtu për zhvillimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe transparent i cili sipas tij ështrë në interes të integrimit të vendit.

Në cdo rast shpresoj që procesi i zgjedhjeve të jetë i lirë , i ndershëm dhe transparent.
Kjo është në interesin më të mirë të vendit dhe në interesin e integrimit të Shqipërisë në Europë.
Po në lidhje me situatën aktuale politike, a premton ajo për zgjedhje të ndershme.

Ambasadori gjithashtu deklaroi se 3 ligjet që kushtezojnë marrjene statusit kandidat në BE duhet të ishin miratuar shumë kohë më parë dhe sa më shpejt të votohen aq më mirë është për vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›