E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti evropian miraton rezoluten per progresin e Maqedonise

Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën për përparimin që ka shënuar Maqedonia në vitin e kaluar. Rezoluta e përgatitur nga eurodeputeti britanik, Ricard Hovit, që është edhe raportues i posaçëm i PE-së për Maqedoninë, i bën thirrje Bashkimit Evropian që të hapë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, dhe per kete te vendoset në samitin e qershorit. Përmes rezolutës si miratuar me 505 vota për, 61 kundër dhe 31 të përmbajtur gjithashtu i bëhet thirrje autoriteteve maqedonase që të formojnë sa më shpejtë Komisionin hetimor për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar, kur deputetët e opozitës dhe gazetarët ,e dhunë u nxorën nga salla e Kuvendit që më pas të miratohej buxheti. Gjithashtu është kërkuar përparim edhe në lirinë e medias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›