E Diel, 1 Nëntor 2026

Jones: SHBA punë të palodhshme për Kosovën

Në takim, Presidenti Sejdiu e njoftoi z.Jones për zhvillimet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti ynë. Ai gjithashtu e njoftoi z. Jones për çështje të tjera siç janë lobimi i Kosovës për njohje shtesë, progresi në fushën e  decentralizimit, procesi i ndërtimit të kapaciteteve diplomatike të Kosovës, etj. 

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu kërkoi që SHBA-të ta vazhdojnë mbështetjen e tyre jetike që po i ofrojnë Kosovës si në sigurimin e njohjeve të pavarësisë, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euroatlantike.  Z. Jones e siguroi Presidentin Sejdiu për punën e palodhshme që SHBA po bën për të mirë të Kosovës në të gjitha sferat.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›