Sejdiu takon presidentin e Letonisë
Gjithashtu, Presidenti Sejdiu falënderoi Presidentin Zatlers për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës me njohjen e pavarësisë së saj si dhe me kontributin e dhënë në qasjen ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës. Presidenti Sejdiu kërkoi nga Presidenti Zatlers që Letonia ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e njohjeve të tjera, sidomos nga vendet në të cilat Letonia ka ndikim të madh.
Në takim u diskutua edhe për shkëmbim potencial të vizitave nga dy Presidentët në një të ardhme të afërt. Duke pasur parasysh integrimin e shpejtë të Letonisë në Bashkimin Evropian, Presidenti Sejdiu theksoi se përvojat e Letonisë në këtë drejtim do t’i ndihmojnë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve.
Presidenti Zatlers shprehu bindjen e tij të thellë që destinacioni i Republikës së Kosovës është BE-ja dhe përsëriti se Letonia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha mënyrat e mundshme. Të dy presidentët diskutuan edhe për bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, energjisë, shëndetësisë, arsimit e në fusha të tjera me interes për të dy vendet.