Perduca: Nuk ka protokoll me Serbinë, për drejtësinë
shefi i komponentit të drejtësisë në EULEX, Alberto Perduca ka theksuar të nevojshëm ndërtimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal edhe në fushën e drejtësisë, por thotë se tash për tash nuk do të ketë nënshkrim të protokolleve.
“Siç e kemi thënë vazhdimisht, EULEX-i dhe komponenti i drejtësisë së tij nuk është ftuar këtu të zëvendësojë sistemin gjyqësor të Kosovës. Përkundrazi gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it duhet të punojnë së bashku me kolegët e tyre vendorë në sistemin gjyqësor të Kosovës. Kjo është bërë që nga fillimi dhe do të bëhet për çdo ditë. Prandaj, kurdoherë që ne lexojmë se një aktgjykim është marrë nga Kolegji i gjyqtarëve të EULEX-it duhet ta kemi parasysh se një aktgjykim i tillë është marrë nga kolegjet e përziera të gjyqtarëve te EULEX-it dhe ata vendorë. Pra, nuk është drejtësi e EULEX-it, por është kontribut i EULEX-it për drejtësinë e Kosovës”,tha ai në intervistën e dhënë.
Për sa i përket, misionit EULX në Kosovë, Perduca tha se plani i këtij misioni është vendosja e rreth 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ky numër do të jetë 50 gjyqtarë dhe 20 prokurorë. Kjo është në parim. Sipas tij, deri më tani ky numër është rreth 30 gjyqtarë dhe rreth 20 prokurorë që punojnë në Kosovë. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt do të mund të angazhojmë edhe pjesën e mbetur, që janë rreth 20.
Pyetjes së bërë, që EULEX-i ka marrë përsipër kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë në veri. Kjo nuk ka ndodhur deri sot. Kur pritet kthimi i tyre ?- Perduca u përgjigj: “Ky është hapi i parë: të fillojë funksionimi i drejtësisë në atë pjesë dhe ne duhet ta bëjmë këtë. Është i hapi i parë, por nuk mjafton. Ne kemi theksuar qysh në fillim të mandatit se administrimi normal i drejtësisë nënkupton funksionin normal të drejtësisë me përfaqësimin e të dy komuniteteve në Kosovë. Kjo do të thotë se gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë të Kosovës, gjyqtarë dhe prokurorë serbë të Kosovës duhet të punojnë me gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it”.