Joni Peçi: Politikanët vishen mirë vetëm për fushatë
TIRANE-Joni Peçi, përveçse si profesion ist, në showbiz-in shqiptar njihet edhe si personazh i drejtpërdrejtë, që nuk e vret shumë mendjen. Në këto ditë të nxehta ku shumica e njerëzve pushojnë në bregdet, ai është “mbyllur” në Tiranë dhe po realizon show-n e tij, prej të cilit në fund do të shpallen modeli dhe modelja më e mirë e Shqipërisë. Prej disa javësh në Televizion Publik Shqiptar, vajza dhe djem nga e gjithë Shqipëria, nga fshatrat e qytetet, po hedhin hapat e parë në pasarelën e ëndrrës që të çon në botën e “të bukurve”. Sipas stilistit, rinia shqiptare i plotëson të gjitha kushtet për të nxjerrë emra në fushën e modës, por veç pamjes dhe trupit, duhet disiplinë.
Joni, pse ke zgjedhur verën e nxehtë për të punuar? Nuk priste puna deri në shtator?
Sepse ekranit shqiptar i mungon një show i përmasave të tilla në këtë periudhë. Por edhe shtatori nuk përjashtohet, pasi pjesa kulminante dhe finalja e madhe kurorëzohen në shtator.
Na fol pak për “Super Model”. Si është formati sivjet?
Tashmë transmetimet në TVSH kanë filluar. Për gjashtë javët e para modelet dhe fotomodelet konkurrojnë në grupe prej 12 vetash. Më pas një numër i papërcaktuar konkurrentësh kalojnë fazën për t’u takuar në javën e shtatë, kur bëhet edhe gjysmëfinalja. Eliminimet vazhdojnë dhe fituesit shpallen në natën finale. Që tani mund t’ju them që nata finale do të jetë një super organizim dhe publikun që do të na ndjekë nëpërmjet ekranit e presin shumë surpriza.
Si bëhet përzgjedhja e modelëve? Aplikojnë online, sjellin foto, apo vijnë në Tiranë dhe i fotografoni këtu?
Ne kemi përcaktuar oraret kur djemtë dhe vajzat kanë ardhur pranë zyrave tona. Por përveç kësaj, janë bërë edhe aplikime online, të cilat janë po ashtu të vlefshme.
Kush i zgjedh djemtë dhe vajzat? Ka një juri, apo i zgjedh ti vetë?
Unë punoj me një staf prej 12 vetash, të cilët, sigurisht njohin shijet e mia dhe dinë se çfarë kërkohet në “Joni Peçi Fashion Group”. Megjithatë, edhe unë vetë kam peshën time sa i takon përzgjedhjes.
Nga 1 deri në 10, sa i plotëson rinia shqiptare kushtet që kërkon modelingu?
Kemi djem dhe vajza shumë të mirë. Ne jemi një popull i bukur. Gjithsesi, përpos pamjes, një nga kushtet kryesore që kërkon modelingu është edhe disiplina. Me pak punë, kjo përfitohet lehtësisht edhe nga të rinjtë shqiptarë që vërtet synojnë të bëhen profesionistë në fushën e modës.
Ka konkurrentë që vijnë nga fshatrat?
Po, ka edhe shumë konkurrentë që vijnë nga fshatrat.
Sa vite ka Joni Peçi që i përkushtohet modës?
Pasioni për modën ka qenë pjesë e imja që në një moshë fare të vogël. Këtë vit bëj plot 15 vite karrierë (buzëqesh).
Si kanë qenë fillimet e tua? Kur ke kuptuar që të pëlqen të vizatosh e të krijosh veshje?
Fillimet kanë qenë shumë të vështira, si për të gjithë. Me shumë punë arrita të bëhem ky që jam sot. Frymëzimi për t’u bërë stilist dhe “skicat” e para filluan me shfaqjet e para, që unë i ndiqja me shumë kureshtje e dëshirë në teatrin “Skampa”, në qytetin e Elbasanit, ku edhe kam kaluar fëmijërinë time.
A kishte hapësirë për një djalë që donte të bëhej stilist në Shqipëri?
Hapësira dhe mundësi ka për të gjithë. E rëndësishme është se si ia krijon vetes mundësitë për të arritur atë çka dëshiron.
Familja jote, si e priti fillimisht këtë pasion, këtë prirje?
Shumë mirë. Ata kanë qenë mbështetësit e mi të parë dhe të pandalur.
Kur dhe si erdhi vendimi për t’u larguar nga Shqipëria?
Ishte periudha kur të gjithë po emigronin jashtë Shqipërisë. Në këtë kohë e provova dhe unë.
Po jashtë vendit, sa e vështirë ishte për një shqiptar të futej në “vorbullën” e modës dhe të dilte mbi të tjerët?
Shumë e vështirë, kjo dihet. Talente ka plot, por që të spikasësh duhet të kesh diçka më shumë. Nevojitet ai ‘faktori x’, që nuk dihet saktësisht se çfarë është.
Je tip “mistreci”, gjë që e tregon qartë mënyra e drejtpërdrejtë me të cilën u flet të tjerëve… Te Fevziu për shembull i vure të gjithë përpara; pse e bëre?
Isha thjesht real!
Edhe Çanin e hutove! Ai s’e priste besoj reagimin tënd kur kërkoi të puthej me ty?!
Nuk më kujtohet kjo pjesë.
Mendon se të thuash gjithmonë të vërtetën është më mirë se të bësh lustra?
Po. Mendoj se gjërat duhen thënë siç janë.
Pse u riktheve për të punuar këtu dhe nuk tentove të bëje diçka jashtë?
Sepse Shqipëria kishte një deficit në këtë pjesë, pra në fushën e modës.
Puna që bën sot, të jep më shumë doza lodhjeje, stresi apo kënaqësie?
Të gjitha bashkë! Megjithatë mbizotëron kënaqësia, pasi kam një dashuri të madhe për këtë punë.
Fitojnë shumë lekë stilistët?
Gjithmonë fitimet janë në varësi të tregut.
Kush ka qenë personazhi më i rëndësishëm që ka kërkuar të vishet nga dora jote?
Kanë qenë shumë, por për mua të gjithë janë të rëndësishëm.
Kë do të doje të vishje dhe s’të ka ardhur ende në dorë? Nga politikanët për shembull...
S’kam ndonjë dëshirë specifike.
Meqë po flasim për këtë, cili prej politikanëve shqiptarë vishet më mirë, domethënë ka më shumë stil?
Të gjithë politikanët shqiptarë vishen mirë, por vetëm për fushatë (qesh).
Po në radhët e artistëve, kujt ia jep kurorën dhe kujt i ke vënë kryq?
E keni fjalën për ata të Hollywood-it besoj (qesh).
Çfarë janë ato veshje, aksesorë apo kombinime të shqiptarëve, qofshin meshkuj apo femra, që i sheh çdo ditë në rrugë e të vjen të ulërish?
Markat false dhe imitacionet me tepricë.
Na shuaj një kuriozitet të fundit: Çfarë i the Sinan Hoxhës tek puntata e fundit e “Zonë e lirë” që u nevrikos e po të shante e kërcënonte ‘live’?
As vetë nuk e di.
(d.b/SummerPages-GSH/BalkanWeb)