E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reportazh/ Me klandestinët që u larguan nga lufta në Siri

GJIROKASTËR-Ahmedi Hamedi, nga Siria, 45 vjeç, është një nga mijëra kladestinët që u largua vendlindja për shkak të luftës që vijon ende.

Ahmedini sot u ndalua nga 10 km larg Gjirokastrës, pranë fshatin Dervician. Ai thotë se në Gjirokastër nuk ndodhet rastësisht, kërkon të largohet drejt Italisë me traget, pasi atje e presin të afërmit.
“Jetova prej dy muajsh në Igumenicë (Greqi). Dua të shkoj drejt Italisë, por sot ëndërra ime përfundoj”, thotë Ahmedini me një trup të brishtë.

“Gjallë a vdekur do t’ia dal. Allahu akbar (Zoti është i madh)”, thotë Ahmedini me një anglishte brilante.

Për të, historia e imigrimit ka nisur disa muaj më parë. Ahmedini tregon se lufta në Siri është e përgjakshme. Shumë bashkëkombas të tij janë vranë, ndërsa miqtë e tij janë larguar nga vendi.

Muhamedi tregon se në fillim rrugëtimi ishte e vështirë, udhëtoi gjatë ditë me një varkë deri në Turqi. Përshkroi 2000 km rrugë tokësore për të mbërritur sot në kufirin shqiptaro-grek.

“Me ndihmën e Allahut (Zotit) arrita të kaloj kufirin, por fatkeqësisht ngeca në Shqipëri”, shprehet Muhamedi.

Ylli Kumrija, ekspert për emigracionin pranë Departamentit për Kufirin dhe Emigracionit, me seli në Tiranë, thotë se vitet e fundit numri i klandestinëve, sidomos nga vendet arabe është shumëfishuar.

“Sivjet kemi një fluks të imigrantëve nga vendet arabe. Nga 88 imigrantë që u regjistruan tre vite më parë, sivjet kemi 1200 të tillë. Është një shifër alarmante”, thotë Kumrija dhe shpjegon se fjala “emigrantë” dhe “imigrantë” ndryshojnë si nata me ditën.

Sipas tij, “emigrantë” nënkupton largim ilegal nga vendi i origjinës, ndërsa “imigrantë” nënkupton shtetas të paautorizuar që vijnë nga jashtë.

Për të, kladestinët e “pranverës arabe” janë imigrantë në Shqipëri, pavarësisht statusit të tyre juridik. Sipas tij, imigrantët arabë i jepet e drejta të sqaroj pozicionin juridik, si dhe plotësojnë me ndihmën e një përkthyesi një pyetësor, ku përcaktojë statusi i tij i qëndrimit.

“Një pyejtje që është pjesë e formularit të përzgjedhur, lidhet me konfirmimin e respektimit të së drejtës për të kërkuar azil”, thotë Kumrija, duke shtuar se shtetasi ilegal duhej të saktësoj në është viktimë e trafikimit, azil kërkuar apo imigrantë i parregullt.

“Pasi përcaktohet juridikisht pozicioni i imigrantit, ai strehohet në një nga tre qëndrat e mbyllura (qendër pritje) që janë ngritur tashmë në Shqipëri, Vlorë, Durrës dhe Tiranë”, thotë eksperti, ndërsa nënvizon se imigranti përfiton trajtim ushqimor, strehim, shpenzime telefonike, takim me përfaqësues konsullorë, me organizata humanitare, si dhe ka të drejtë të praktikoj besimin fetarë, e cila i garantohet me ligj.

Kumrija sqaron se një imigrantë mund të qëndroj në institucionin e pritje nga 14 ditë deri në 18 muaj, kjo sipas marrëveshjes së ripranimit.

“Sipas konventave ndërkombëtare, Shqipëria ka dy lloj marrëveshjesh ripranimi. Një marrëveshje dypalëshe dhe një me Komunitetin Europian”, thotë Kumrija, duke nënkuptuar se nëqoftëse Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe me Afganistanin, atëherë procedurat e ripranimit janë të drejtpërdrejta, ndërsa në Siri, përshembull, ku protestat të përgjakshme ende vazhdojnë, atëherë zbatohet marrëveshja me Komunitetin Europian, emigrant përfiton status qëndrimi 18 mujor, ose qëndron më gjatë në raste të veçanta.

Kumrija specifikon se asnjë emigrant, nga 1200 të ndaluar gjatë këtij viti, nuk ka kërkuar azil, ndërsa tre fëmijë afgan, që janë ndaluar disa muaj më parë nga policia, që fatkeqësisht figurojnë të pashoqëruar nga prindërit, janë në mbrojtje të shtetit.
“Nuk mund të thuhet se tre të miturit afganë janë viktimë të trafikimit të qënieve njerëzore. Është ende herët të përcaktosh një version të tillë. Rëndësi ka që ata tashmë gëzojnë shëndet të mirë, janë strehur në një qendër sociale (jetimore), si dhe po punohet për integrimin e tyre”, thotë Kumrija. 

(ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›