E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonida: Nuk kam bërë kompromise

Këngëtarja Jonida Maliqi, krahas të qenit aktive në ekrane televizive me emisionin  "E dua vendin tim",  është duke punuar për një klip, që planifikon ta publikojë gjatë verës.
 
"Do të vijë me shumë ngjyra. Aktualisht po punoj për këtë këngë që pritet të bëhet gati dhe të dalë në fillim të sezonit veror. Kënga është ritmike, një bashkëpunim me Dj.Blunt dhe Real 1. Klipi do i përshtatet stilit tim, i larmishëm, me shumë ngjyra, shumë plane. Do të jetë një këngë që do të sjellë edhe një klip shumë interesant për t’u parë, veç muzikës dhe këngës që është diçka e realizuar me profesionalitet, " ka thënë ajo për mediat shqiptare.
 
Duke folur për atë se çfarë kërkon nga muzika në këtë pikë të karrierës se saj, Maliqi ka thënë:
"Asgjë të veçantë. Besoj se karakterin profesional tashmë e kam vërtetuar gjatë këtyre 20 viteve në skenë. Nuk më është dashur dhe nuk kam bërë kompromise me muzikën, duke përfaqësuar veten time ashtu siç jam. Megjithatë, në këtë pikë të karrierës, nuk do të guxoja të merrja përsipër gjëra për të cilat jam në dilemë. Pas gjithë këtyre viteve, nuk mund të lejoj që të bëj gabime për shkak të ambicies. Në fund të fundit nuk jam e lumtur nëse unë nuk jam vetvetja."

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›