E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonida mbledh BB1 për ditëlindje

 

Një javë më parë ka festuar ditëlindjen Jonida, vajza që u bë e njohur nga programi “Big Brother”, një vit më parë. Tek pub “Ura” Jonida që tashmë po punon tek “Top Albania Radio”, ka mbledhur të gjithë miqtë e saj pa harruar edhe pjesmarrësit e “Big Borther 1”. Romina, Julinda, Poli, Arbri, Shkëlqimi, Juna, Astriti, Mardjola etj., janë mbledhur edhe një herë të gjithë së bashku për të festuar së bashku me miken e tyre. Të rinjtë kanë ndezur atmosferën duke kërcyer edhe majë tavolinave ndërkohë që kësaj radhe nuk janë respektuar rregullat standarde të një ditëlindjeje siç është torta me qirinj sipër. Në vend të tortës lokali i kishte përgatitur një gic të pjekur në hell dhe mbi të kishin vendosur qirinjtë. Jonida u çudit kur pa surprizën e cila ishte e papritur por shumë qesharake.
Më pas surprizat vijuan me kërcimin arab të Jonidës e cila kishte përgatitur edhe veshjen tipike të këtij kërcimi.
Gjatë gjithë kohës Jonida është zbavitur me miqtë dhe si gjithmonë është parë më së shumti në shoqërinë e Polit me të cilin ka kërcyer më shumë. Natyrisht për Polin tashmë të kërcesh është kthyer në profesion, falë programit ku ai kërcen çdo të diel, “E diell”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›