E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orinda Huta stonon në të kënduarin “live”

 

Ndoshta nuk do kishte dashur kurrë ta përsëriste dhe njëherë të kënduarin “live” pas asaj eksperience të keqe. Por mesa duket Orinda Huta kishte menduar se do t’ia dilte. E në fakt ka dështuar. Javën e kaluar jo vetëm këngëtarja, por dhe orkestra e programit e “E diell” në “Top Channel”, janë ndier ngushtë kur Orinda Huta, e ftuara e javës për të kënduar këngët e repertorit të saj, është ngatërruar në mënyrë të përsëritur e nuk ia ka dalë dot të këndojë “live”, ashtu siç është rregulli për këngëtarët e ftuar në këtë program. Ajo jo vetëm që ka stonuar në zë, e nuk ka arritur dot të përshtatet me orkestrën, por ka harruar dhe vargjet e këngëve të saj, me të cilat  është prezantuar dhjetëra herë pothuaj në të gjitha koncertet ku ka qenë e ftuar gjatë verës. Pavarësisht se është cilësuar si një këngëtare e mirë, në fakt publiku nuk e kishte provuar ndonjëherë zërin e saj “live”. Dhe “Ja sheshi, Ja mejdani”, tek “ E Diell”, ku Orindën me sytë e kristaltë e tradhtoi zëri i saj. Orinda është një nga këngëtaret e listës së përzgjedhur nga organizatorët, të cilët e kanë formatuar në atë mënyrë programin “E diell” që të ftojnë këngëtarët e vërtetë, që mund t’i dalin dhe të pëlqehen. Mesa duket Orinda nuk e ka pandehur që mund të dështonte, por ky mbase një mësim i mirë për t’u përgatitur më mirë një herë tjetër, dhe për ta menduar më shumë se dy herë një ftesë për të kënduar “live” në ekran. Të kënduarit “live” shpesh është konsideruar një tabu për shumë këngëtarë të rinj në Shqipëri, që e kanë nisur karrierën e tyre direkt nga një studio muzikore, ku ka dhjetëra mënyra për përpunimin e zërave. Megjithatë Orinda i ka kaluar disa prova, ka konkurruar në festivale e ka marrë çmime dhe tashmë është këngëtare pavarësisht një eksperience të hidhur si kjo e fundit.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›