E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Adelës nga “E Diell”, letrat e fansave: E qëllimshme

 

Ajo që ndodhi tek “E Diell” një javë më parë duket se ka zgjuar ashtu si dikur gjatë transmetimit të “Big Brother”,  tifozeritë e personazheve të këtij programi të angazhuar tashmë në formate të ndryshme televizive. Adela, njëra prej tyre, ka bërë që edhe një herë të gjithë të fokusohen tek ajo. Kjo pasi fansat mesa duket nuk mbeten indiferentë sapo “Big Brother” ul siparin. Ata duan të dinë se çfarë do të ndodhë më pas me të preferuarin e tyre. Por largimi i Adelës nga “E Diell” si pasojë e sfidës, i ka bërë ata të reagojnë fort, si atëherë kur ajo u rendit e dyta, pas Qetësorit. Gjatë gjithë javës, në redaksinë tonë ka patur telefonata pa fund nga fansa të saj, duke kërkuar hapësirë në faqet e gazetës për të shprehur mendimin e tyre. Ne vendosëm që në faqen tonë në Facebook, “Panorama e Shtunë” të hapnim diskutimin me temë “Si mendoni për largimin e Adelës nga “E Diell”. Kështu do t’ju krijonim të gjithëve mundësinë të jepnin mendimin e tyre.  Natyrshëm diskutantët më të zjarrtë kanë qenë përkrahësit e saj, por ka pasur edhe mendime që Adela nuk ishte e përshtashme për atë spektakël. Ne kemi përzgjedhur disa prej komenteve të tyre. 

Dorela Milo
Ajo pjesë e programit tek “E Diell” iu dedikua Adelës, kështu është shprehur Adi Krasta. Mua nuk mu duk normal largimi i saj dhe veprimin e Bjordit e vlerësoj shumë. Tregoi që dashuria mes tyre është shumë e fortë dhe që e përkrahin njëri tjetrin në çdo hap të ndërmarrë së bashku.

Elmir Murina
Ishte e përgatitur nga drejtuesit e emisionit. Mendoj se s’duhej bërë kështu duke ditur dhe relatat mes Adelës dhe Aidës, për mua ishte një ‘colpo basso’ në drejtim të Adelës. Bjordi veproi shumë drejt duke e kuptuar veprimin që i bënë Adelës.

 Gerda Mesareja Bogdani
Largimi i Adelës ishte i padrejtë pasi ishte trumpetuar me të madhe dhe përfolur aq shumë që ajo do të bënte pjesë në stafin e “E diell”. Çdo gjë që u bë në atë show dukej qartë që ishte një inskenim, që nga përgatitja që u bë më parë nga prezantuesit se gjoja nuk e dinin se kush do të sfidohej e deri te shfaqja e Aidës si sfidante. Për mua kjo ishte një ulje që donin t’i bënin Adelës duke ditur se çfarë ka hequr ajo brenda në “Big Brother”. Pastaj pse nuk u zgjodh një tjetër për tu sfiduar por pikërisht Adela? Çdo gjë ishte e qartë se stafi donte të largonte Adelën. Ndërsa Bjordi bëri një gjë të rrallë duke u larguar paçka se ëndrra e tij është të bëjë rrugë në botën e artit. Ai është një djalë i dashuruar, por shumë i ndjeshëm dhe i talentuar.

 Sonila Bushi
E papritur nuk mu duk asgjë në atë spektakël, e planifikuar çdo gjë, edhe largimi i Bjordit (Krasta nuk bëri as më të voglën lëvizje pas deklaratës së Bjordit).  Nëse ishte e drejtë?????? Largimi po, sepse dukej qartë që Adela nuk mund të kërcente e të përballonte atë spektakël, mënyra se si i larguan shuuuuuuumë e ulët . Shfrytëzuan një herë të fundit ata që vetë “E diell” i kishte "ngritur në qiell" për të arritur një kulm shikimi.

 Olta Lamo
Spektakli është spektakël! Sfida është sfidë! Aftësitë janë aftësi dhe për të arritur ato kushte që ai apo çdo format televiziv kërkon, duhet të punosh shumë. Adela dha pak dhe nuk mund të priste më shumë! Gjithsesi kush do, ia arrin qëllimit! Le t’i urojmë fat dhe suksese në fusha të tjera Adelës dhe Bjordit!

Brunilda Zakja
Largimi ishte i planifikuar, aspak i drejtë por ja që të jesh televizion, bën ç’të duash me njerëzit apo personazhet që ti si TV ke zgjedhur. Vërtetë Adela nuk kërcen ndonjë gjë kushedi se çfarë, por lind pyetja, kush tjetër kërcen më bukur apo është më profesional aty sesa ajo? Nuk jemi qorra që të mos e dallojmë. Lërini antipatitë dhe flisni atë çka është mëse e dukshme. Nëse Adela gaboi një fjalë me Krastën kur i tha llafazan, Krasta gaboi gjithçka me Adelën. Ndërsa largimi i Bjordit ishte mëse i drejtë paçka se i la pa fjalë drejtuesit.

Denisa Koka
Mos i ngatërroni gjërat o njerëz! Krasta i bëri një ftesë Adelës, jo televizioni. Atij televizioni i intereson të promovojë ata personazhe që vetë ai i krijon. Përderisa nuk e morën Adelën, tregon që ka një problem me atë vajzë. Pastaj pse diskutoni kaq shumë. Po të sfidohej një tjetër, besoj se nuk do ngjallte kaq shumë diskutime.

Ina Balla
Çdo gjë ishte e paramenduar dhe e qëllimshme, vetëm insistimi dhe justifikimi që prezantuesit kërkonin të tregonin dukshëm me fjalët e tyre se demek ata nuk dinin gjë për sfidën, të bën menjëherë të mendosh që gjithçka ishte e paramenduar. Kjo nuk kërkon ndonjë zgjuarsi të madhe për ta kuptuar. Mendoj se thelbi i gjithë kësaj farse që na u servir, nuk qëndron tek fakti, se kush ishte më mirë në kërcim, Aida, apo Adela.  Thelbi qëndron tek fakti që kjo vajzë u mashtrua publikisht nga drejtuesit e një kanali televiziv me emër dhe mbasi nuk u mbajt premtimi që iu bë, po ky kanal televiziv i cili u duk se do bënte realitet ëndrrën e madhe të një vajze të thjeshtë, pasi e shfrytëzoi imazhin e saj, (nga e cila përfituan një rritje të madhe shikueshmërie), luajti edhe këtë herë me ndjenjat e saj, në mënyrën më të ulët të mundshme. Kur filloi fillimisht ky spektakël, nuk u fol fare për sfida, por u tha që do vallëzohej dhe në fund të vitit do zgjidhej çifti më i mirë.  Adelës iu tha tekstualisht kështu “Nëse të gjithë këta janë këtu, janë sepse ti ke dashur të vish”. Sfidën Aida e kishte humbur tashmë para të gjithë publikut në BB, nuk kishte ç'sfidë tjetër të fitonte.  Përsa i përket veprimit që bëri Bjordi, ky djalë me vlera të mëdha njerëzore, jo vetëm ishte shumë i drejtë, por nuk është thjesht vetëm një gjest dashurie, siç përpiqen t'a komentojnë disa, po ka të bëjë me shumë më tepër se kaq, ka të bëjë me dinjitetin, me qytetarinë, thjeshtësinë, korrektësinë, fisnikërinë, vlera këto që në Shqipëri duket se i ka humbur kuptimi i vërtetë dhe që ky djalë, edhe pse i ri në moshë, diti shumë bukur, me shumë klas, t'jua përplasë në fytyrë, njerëzve të cilët për nga mosha janë ndoshta prindërit e tij dhe iu dha një mësim shumë të madh, duke iu treguar që ai nuk bën kompromise me pazarllëqe të tilla. Në fund doja të thoja komplimente për çiftin e ri që janë një shembull për rininë shqiptare.

 Bona Rustemi
Jo të gjithë janë të prerë të kërcejnë dhe nuk është problem që nuk mundi ta superonte provën, por ajo që iu bë ishte e përgatitur, për ta nxjerre nga spektakli. Normal që askush nuk ta hap rrugën për t’i zënë vendin. Kështu u gjet mënyra për ta hequr qafe nga programi, pasi e hoqën qafe dhe nga drejtimi i tij.  Ndërsa largimi i Bjordit u bë si pasojë e tendencës pasi u pa qartë se nuk bëhej fjalë për një sfidë.

Ana Gjurgjaj
Ajo që ndodhi të djelën ndikoi shumë keq në opinion...me të vërtetë po t’i analizosh gjërat, sado që mundohem të mendoj që ishte thjesht një inskenim për të bërë spektakël, prapë shumë mendime në zyrë, në kafene, kudo më sjellin përpara faktit që në Shqipëri njerëzit me vlera dhe talent, injorohen dhe ato me boshët nderohen...

Elona Bushati
Edhe një budalla e kupton atë që ndodhi të djelën dhe arsyen pse. Sfida u përmend menjëherë pasi Adela i tha Krastës llafazan paçka se nuk u tha fare me dashakeqësi. Dhe na u vërtetua se si ndëshkohesh po të thuash një fjalë gabim kundrejt prezantuesit. Të flakin menjëherë jashtë.

 Valbona Bezati
Nuk e kuptoj, në fillim i thonë Adelës se do ta vënë në rolin e prezantueses dhe nuk e bëjnë duke zgënjyer kështu publikun! Më pas kërkojnë ta nxjerrin komplet jashtë programit duke e vënë në sfidë me Aidën kur të gjithë e dinin që për Adelën kërcimi ishte një nga pikat e saj të dobëta dhe për Aidën një nga pikat e forta. Sfida ishte komplet ''out''.  Ikja e Bjordit dhe e Adelës nga “ E diell” është vetëm një humbje audience për ta.

Besa Nikaj
Ndoshta është e talentuar për prezentuese, por për kërcim jo.  Emisioni për të cilin jemi duke diskutuar ka pikërisht të bëjë me kërcimin, kështu që premtimet e zotit Krasta nuk kanë sens në këtë rast. Kurse veprimi i Bjordit është shumë larg atij që quhet “veprim burrëror” pasi bëhet fjalë thjeshtë për një lojë.

Ejxhen Kalaja
Thelbi i çështjes është jo pse iku Adela, por mënyra se si e larguan. Ndërsa për prezantuesin dua të them se gaboi që na quajti injorantë duke ofenduar një popull të tërë.

Nensi Murati
Televizioni shfrytëzoi imazhin e kësaj vajze në mënyrën më të ulët të mundshme. E para që s’i dhanë fitoren në BB dhe e dyta me këtë që i bënë tek “E diell”.

Altin Dajsinani
Shumë e papritur nga Top Chanel ky largim i Adelës pasi e shfrytëzoi në maksimum. “E diell” pa Adelën dhe Bjordin nuk do të jetë e njëtja gjë. Mendoj se Adela do t’ia dalë edhe pa përkrahjen e tyre.

Armando Bode
Largimi i Adelës ishte mëse i drejtë, dukej që ajo nuk ishte për atë spektakël...ndryshe nga “Big-Brother” në të cilin me ca puthje dhe ledhatime shkoi në finale. Në “E diell” kërkohej diçka tjetër dhe brenda spektaklit qëndrojnë ata që e meritojnë. P.sh Aida ishte dukshëm mbi Adelën dhe shumë të tjerë aty brenda. Pastaj sa për largimin e Bjordit, ishte shumë fëminor mendimi i tij se duke u larguar do të krijonte show.

 Valbona Sula Bregu
Kush e ka ndjekur spektaklin me vëmendje, Adela është shprehur që sfidën a lashë në “Big Brother”. Dhe e vërteta kështu është sepse Krasta drejtoi një spektakël, dhe jo sfida, por megjithatë sido që të jetë, përse i çuan pikërisht Aidën dhe jo një vajzë tjetër. Dhe këto gjëra bëhen më shumë ngaqë Adela ka një bukuri të rrallë që nuk mund të gjesh kudo. Dhe kjo tregon që këta njerëz po tallen dhe kjo nuk është e drejtë. Më kujtohet Ami në fillimet e Portokallisë ka qenë amatore dhe ja ku është tani. Por Adela me pak punë kishte për t’ja arritur që të bëhej një drejtuese e zonja.

 Alketa Dedvukaj
Njeriu në jetë ka shumë ëndrra, ca të realizueshme eca jo dhe kjo është e bukura e moshës tonë. Adela ka ëndërr televizionin dhe kjo ëndërr iu premtua se do t’i bëhej realitet tek “E diell”. Mirëpo jo vetëm që nuk ia realizuan por i hoqën edhe të drejtën të jetë pjesë e tij. Kur iu tha se do të ishte atje, të gjithë e njihnin Adelën pasi kishte qenë tre muaj e vëzhguar nga kamerat dhe kur Krasta i propozoi programin e dinte se ajo nuk kishte eksperiencë si drejtuese. Ai e dinte që kishte difekte dhe që nuk ishte në lartësinë e prezantueses por dinte ama që me pjesmarrjen e saj do të rriste audiencën. Në gjithë botën iu jepet përparësi talenteve të reja, vetëm këtu ndodh e kundërta. Është e padrejtë që njerëzit të përdoren si kavie dhe t’ju presësh ëndrrat në mes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›