Jonuzi Kuzhene e kam mik por sot e mund ne fushe
Ekipi maqedonas mberriti ne hotel Milenium ne Pogradec diten e hene ne oren 1700. Trajneri Mirsad Jonuz i pyetur per ndeshjen ka pohuar se deshiron ne radhe te pare qe te shikoje nje loje te mire nga te dyja skuadrat prej se ciles si ai edhe Kuzhe do te kene mundesi qe te nxjerrin konkluzionet e duhura. Para nje jave kam ardhur ne Pogradec per te pare nga afer ambientet ku do te akomodoheshim dhe sterviteshim. Kemi dy dite qe jemi ketu dhe shpreh fjalet me te mira per mikpritjen. Sot dje kryem dy seanca stervitore nje ne Pogradec dhe nje ne Korce. Qellimi yne per kete takim eshte te shikojme disa futbolliste dhe njekohesisht tu japim shansin te luajne e provohen. Mungojne 9 futbolliste qe luajne ne klubet e Europes midis tyre Pandev Ristic Novenski Popov George Halimi dhe te tjere. Sigurisht krahas aktivizimit do te kerkoj edhe fitoren ka deklaruar Jonuz. Tekniku i Maqedonise ka vleresuar edhe Kombetaren shqiptare sidomos trajnerin e saj Josip Kuzhe. Kohet e fundit kam kontaktuar dhe me mikun tim Kuzhe. Shpeshhere diskutojme bashke per gjera te ndryshme. Sa i perket perfaqesueses shqiptare ajo eshte nje skuader e cila me ardhjen e Kuzhese e ka rritur nivelin e lojes. shte nje skuader ne te cilen sikurse e jona ka shume futbolliste qe luajne jashte vendit. Jam i mendimit se kjo ndeshje ne stadium te ri do te jete nje sfide e madhe per te treguar loje te dyja perfaqesueset. Ne ndeshje te tilla nuk kemi se cfare te fshehim thjesht do luajme nje loje te hapur. Gjithsesi ne do te luajme me nje formacion sulmues dhe do orvatemi te paret te shenojme gol tha trajneri. Shqiptaret e Maqedonise
Tre shqiptare jane pjese e Kombetares se Maqedonise ne perballjen e sotme ne Korce. Ne stafin e teknikeve ben pjese zevendestrajneri Ibrahim Osmani ish-futbollist i Teteks dhe me vone kapiten i Shkendijes se Tetoves. Ndersa ne radhet e lojtareve jane grumbulluar edhe dy lojtare shqiptaro-maqedonas Fetah Bajrami dhe Argon Mehmeti. Nderkohe vlen te permendet se Artim Shaqiri eshte nje nga golashenuesit me te mire historikisht te perfaqesueses maqedonase. Ai eshte i treti ne liste me 15 gola pas Goran Pandev 23 gola dhe Gjorgji Hristov 16 gola.