E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuajtje e rikthim Lala Tani jam gati

Altin Lala rikthehet ne Kombetare. Kapiteni ka vuajtur nje demtim te gjate i cili e ka mbajtur larg fushes se blerte per gati nje vit me nderprerje. Lala tregon se si keto dite grumbullimi ne Pogradec kane qene shume te vecanta por njeheresh dhe te nevojshme per ekipin. Jam i kenaqur qe jam serish prane Kombetares sime. Kam kaluar nje periudhe te veshtire pas nje demtimi qe kam pasur gjate kesaj kohe arsye qe me ka mbajtur larg fushes. Tani ndihem mire dhe me duhet te theksoj se ky grumbullim ne Pogradec dhe kjo ndeshje ne stadiumin Skenderbeu te Korces jane nje risi pozitive. Kombetarja ne kete kuptim do te jete me e prekshme nga te gjithe ndersa kete here do te kene mundesine ta shohin lojen e saj qytetet e tjera si Korca e Pogradeci qe na ka mirepritur gjate ketyre diteve eshte shprehur lojtari ne daljen e tij publike para mediave gjate mesdites se te martes. Lala thote se ky takim do te jete i rendesishem per trajnerin Kuzhe ne radhe te pare te cilit do ti duhet te shohe lojen por dhe lojtaret qe do te jene pjese permanente e ekipit. Te gjithe e kane vleresuar si duhet miqesoren me Maqedonine kombetarja e se ciles ka futbolliste shume te mire qe vijne nga klube te njohura te Europes. Ne synojme te marrin nje rezultat pozitiv nga kjo ndeshje pse jo dhe fitoren e cila ndonese ska vleren e pikeve tregon vleren per gjendjen e grupit dhe forcen qe ka ky ekip. Nga ana tjeter kjo miqesore do ti sherbeje trajnerit tone per te pare edhe njehere tjeter te gjithe lojtaret e menduar prej tij si pjese e skuadres ka thene ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›