Elbasan sherr ne servis arrestohet me arme
ELBASAN - Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e se henes ne dalje te qytetit te Elbasanit ne zonen e quajtur NSHU. Tre persona kane shkuar ne nje servis automjetesh dhe nga aty kane tentuar te marrin pa paguar parate makinen e tyre te cilen e kishin sjelle per ta riparuar. Ata kane hasur ne rezistencen e pronarit te servisit 45-vjecarit A.M. ndaj te cilit nisen te ushtronin dhune. Duke mos mundur te reagoje fizikisht perballe tre agresoreve ai ka arritur ti bllokoje keta te fundit duke i mbyllur brenda servisit. Menjehere ka lajmeruar policine forcat e se ciles kane bere arrestimin ne flagrance te tre personave. Njeri prej tyre eshte gjetur me nje pistolete me mulli te cilen e mbante ne brez. Ardian Rama 41 vjec i denuar me pare per vrasje eshte arrestuar per tentative vrasjeje e armembajtje pa leje ndersa dy te tjeret si bashkepunetore te tij ne kete ngjarje. Pas kontrollit ne banesen e 41-vjecarit policia gjeti dhe sekuestroi edhe nje tjeter arme automatike te cilen ai e mbante pa leje. a.k