Kuzhe Maqedonia test i mire per te rinjte
Kjo ka qene esenca e konferences per shtyp te trajnerit kuqezi Josip Kuzhe. Tekniku konfirmoi se ne kete takim nuk do te kete ne dispozicion lojtare si Skela Cana dhe Gilman Lika per shkak te demtimeve te ndryshme. Nderkohe Kuzhe ka shpjeguar edhe arsyet e mosgrumbullimit te sulmuesit te Paderbornit Edmond Kapllani. Kjo eshte nje miqesore ndaj dua te testoj lojtaret e rinj. Per mua Kapllani e ka statusin e lojtarit te Kombetares dhe dua qe ato 20 minuta persa kohe qe luan Salihi ti shfrytezoj me pas per lojtaret e rinj dhe jo per Kapllanin ka shpjeguar
Kuzhe.
Deklarata - Kroati nuk ka bere te ditur 11-shen titullare me arsyetimin se do te vendose per formacionin vetem disa ore para ketij takimi. Nuk e kam problem tu them lojtareve te zbresin ne fushe por dua te shoh nje here ekipin sot dje gjate stervitjes pastaj te vendos perfundimisht se cilet do te luajne. shte e rendesishme ta fitojme kete ndeshje edhe pse miqesore pasi do te kete nje impakt pozitiv. Me kete rast dua te shikoj mire ekipin dhe lojtaret dhe te bej disa analiza teknike mbi gjendjen e skuadres. do ndeshje eshte nje parapergatitje per ndeshjet e ardhshme dhe dua te shoh te gjithe lojtaret ne cfare gjendjeje jane. Pres qe nje pjese e mire e tyre te me tregojne sesa vlejne realisht per Kombetaren vazhdoi Kuzhe.
Shendeti - Trajneri i Kombetares nuk e ka perjashtuar as mundesine qe ne ekipin qe ai drejton prej me shume se nje viti e gjysme te kete edhe prurje te reja ndersa ka thene se pavaresisht problemeve me shendetin ai nuk eshte penguar qe te ndjeke ndeshjet kualifikuese ndaj eshte optimist per te punuar sa me gjate ne Shqiperi. Dua te punoj ketu per nje kohe te gjate. Kam ndjesi te mira per te punuar me kete ekip edhe pse asnjehere nuk i dihet ne kete profesion se cfare do te ndodhe perfundoi Kuzhe.
Vangjeli dhe Gilman Lika
Nuk do te jete aspak e lehte per Kristi Vangjelin qe te luaje edhe sonte 90 minuta. Fakt eshte se mbrojtesi i Kombetares ka luajtur pardje ne kampionatin grek te futbollit si titullar per 90 minuta ne ndeshjen Iraklis-Aris 1-0 ndaj shihet si mjaft e veshtire qe ai te luaje edhe sonte gjate gjithe kohes. Nderkaq dje nga grumbullimi i ekipit perfaqesues eshte larguar edhe Gilman Lika. Shkodrani i ka kerkuar leje trajnerit te Kombetares Josip Kuzhe per ti kaluar keto dite me familjaret e tij perderisa eshte i demtuar dhe nuk do te jete ne dispozicion te skuadres per kete takim ashtu sikunder edhe Skela Cana e Bogdani. Formacioni Shqiperia luan me nje sulmues
Ndonese as trajneri i Kombetares shqiptare dhe as ai i Maqedonise nuk dhane shpjegime konkrete mbi skuadrat qe do zbresin nga minuta e pare sot ne Korce mesohet se te pakten kuqezinjte do te luajne me nje sulmues Hamdi Salihin. Ja cilat mund te jene formacionet e mundshme te te dyja skuadrave.
Shqiperia 4-4-1-1 Ujkani Lila Dallku Teli Vangjeli Muzaka Lala Bulku Agolli Duro Salihi.
Maqedonia 4-4-2 Nuredinoski Sikov Mitreski Todorovski Lazevski Sumulikoski Gjurovski Tasevski Gligorov Fetai Savic.
Ndaj Maqedonise
05.14.1994 Tetove
Maqedoni-Shqiperi 5-1
04.26.2000 Shkup
Maqedoni-Shqiperi 1-0
02.10.1999 Tirane
Shqiperi-Maqedoni 2-0
01.05.2002 Tetove
Maqedoni-Shqiperi 0-0
08.02.2003 Tetove
Maqedoni-Shqiperi 3-1
07.02.2007 Shkoder
Shqiperi-Maqedoni 0-1
Bilanci 6 ndeshje 1 fitore
1 barazim dhe 4 humbje
Golavarazhi 4-10
Leonard Karaj