E Diel, 1 Nëntor 2026

Jonuzi, nuk mjafton goli ndaj Maltes

Kombetarja shpresa ka pesuar nje humbje befasuese nga Malta, ne ndeshjen e djeshme miqesore, duke treguar edhe nje here se nuk eshte ende ne gjendje te per garantuar rezultate pozitive, ne arenen nderkombetare. Malta, nje kundershtar qe konsiderohet me i dobet, arriti qe te fitoje ne "Niko Dovana", me rezultatin 2-1, ndaj ekipit U-21 te Shqiperise. Te besuarit e trajnerit Bushati e gjeten te paret golin, me ane te sulmuesit te Vorlskes, Ahmed Junozi. Por gezimi zgjati shume pak, pasi miqte barazuan brenda nje minute loje dhe shenuan golin e fitores ne pjesen e dyte. Ndeshja eshte karakterizuar nga moti i nxehte, qe ka ndikuar edhe ne paraqitjen e kuqezinjve. Duhet permendur nje mundesi te arte qe nuk eshte shfrytezuar nga kuqezinjte. Karobeci nuk shenoi dot nga pika e bardhe dhe maltezet jane larguar me fitore nga vendi yne. U-21, ne vigjilje te evropianit tregoi se nuk eshte ende ne lartesine qe i duhet, per te shpresuar ne rezultate te larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›