E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila dhe Hyka, te rinjte e fituar me Qipron

Trajneri Kuzhe pas ndeshjes nuk e ka shprehur gezimin e tij vetem per fitoren e thelle qe u sigurua ndaj Qipros, por si nje miqesore qe ishte, ai theksoi se me shume kishte rendesi kompaktesia e lojes dhe paraqitja e lojtareve. - "Jo vetem rezultati, por edhe loja ka pasur me shume rendesi,' - theksoi Kuzhe. - "Ekipi tregoi deshire te madhe per fitore dhe kjo eshte pozitive. Paraqitja e lojtareve, edhe ata qe ishin ne stol, duhen vleresuar. Kemi ende shume pune perpara." Trajneri ka vleresuar lojen e Hykes dhe te Viles, dy lojtare qe mesohet se do te jene ne perberje te ekipit, ne ndeshjet e metejshme, eliminatore. Hyka ka qene edhe me pare pjese e kombetares, por emri i ri qe do t'i bashkohet sulmit eshte Vila. Sulmuesi i Dinamos se Zagrebit ne aq minuta sa eshte aktivizuar, ka justifikuar plotesisht. Kuqezinjte i dhane nje leksion te paster Qipros. Nese pritej fitorja, rezultati kaloi cdo parashikim, pasi qipriotet, nisur nga rezultatet e ndeshjeve te fundit kane treguar se kane nje ekip te forte, madje klubet e vendit ishullor jane ne nje rang me te larte se kampionati yne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›