E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maratona e kenges Popullore Qytetare, premiere ne Struge

Nen ritmet e kenges popullore dhe qytetare, banoret e Struges kane mundur te shijojne nje mbremje te paharruar. Ne jug-perendim te Maqedonise, ne nje qytet te bukur ku shqiptaret perbejne shumicen e popullsise, televizioni Klan dhe Promotor, pas rrugetimit ne 9 qytete, coi per te gjithe artdashesit tingujt dhe magjine e muzikes shqiptare, per t'u sjelle nje atmosfere me te vertete unike. Kenget e Maratones se katert te muzikes shqiptare, u mirepriten nga publiku strugan qe kishte mbushur sheshet. Mikpritja e banoreve u verejt qe ne fillim te mbremjes, me celjen e saj nga prezantuesit Drini Zeqo dhe Anjeza Maja. Pak momente kane mjaftuar qe struganet te beheshin njesh me kenget e Maratones se kenges Popullore dhe Qytetare. Edhe vete kengetaret ishin te motivuar per t'u dhene satisfaksion struganeve te malluar per kengen shqipe. Zerat e Irini Qiriakos, Silva Gunbardhit, Eglantina Toskes, Eranda Libohoves e shume te tjereve, mbushem piacen. "Eshte eksperienca e pare per mua, ka rezultuar me te vertete sukses perzierja e muzikes rep me ate popullore. E reja sjell te rene", tha kengetari i muzikes rok, Big Man, i pranishem ne kete eveniment. Nuk mund te mungonin ne Maratonen e Struges edhe kengetaret e kesaj zone, si Selami Kolonja, Agim Poshka etj., te njohur gjeresisht edhe per publikun shqiptar. "Falenderoj regjisorin dhe skenaristin qe me ftuan. Une do performoja me kenaqesi edhe ne qytete te tjera, por duke qene se behet fjale per Strugen, sigurisht qe nuk mund te mungoja. Kendova nje kenge te vjeter qe me lidh me vete Maratonen", tha Agim Poshka. Te njejten gje shprehu edhe Selami Kolonja, i cili tha se e mirepriti kete eveniment, si ne aspektin kulturor edhe ate kombetar, pasi sipas tij, kjo do te sherbeje si nje integrim shume i mire brenda qytetareve shqiptare. Qytetaret kercyen dhe defryen me ritmet e muzikes, si dhe uruan qe nje eveniment i tille te mund te shkoje cdo vit ne Struge, aty ku ndodhen shume shqiptare. Tashme rrugetimi i Maratones se Kenges Popullore e Qytetare do te ndalet ne qytetin e Lezhes, me 15 Gusht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›