E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jordani: Gurë kundër protestuesve

Të paktën 60 protestues u plagosën kur mbështetësit e qeverisë u hodhën gurë studentëve që demonstrojnë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman.

AFP raportoi se rreth 200 njerëz sulmuan rreth 2.000 protestuesit e ulur, që kërkojnë reforma dhe luftimin e korrupsionit.

Përkundër sulmit të dytë të tillë në ditët e fundit, studentët kanë mbetur në sheshin e kryeqytetit.

Raportohet se tre protestues janë dërguar në spital.

Dje, mbështetësit e regjimit i sulmuan protestuesit e rinj me gurë, duke plagosur të paktën 30 vetë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›