Thaçi, “fryma e re” në LDK

“Dëgjova me vëmendje këtu gjatë ditës që pati kundërshtime ndaj privatizimit dhe gjërave të tjera. Por unë e di se plot deputetë nga të gjitha grupet parlamentare kanë qenë pjesë e privatizimit , dhe për këtë ju uroj”.
Kështu ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjithë ditës është munduar të bindë deputetët për buxhetin në të cilin ka përfshirë edhe privatizimin e PTK-së.
Ai ka shfrytëzuar diskutimet për të bërë shaka në llogari të hyrjeve të reja, këto femra në LDK, Teuta Sahatqisë dhe Rita Hajyerajt, duke i quajtur me ironi “frymën e re” të LDK-së.