Fyle: Takimi me Çitakun produktiv, Kosova në BE

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, vlerësoi se takimi i sotëm në Bruksel me ministren e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka qenë produktiv.
"Takimi ynë ishte shumë produktiv dhe na mundësoi t`i përcaktojmë zhvilimet në dritën e zbatimit të reformave evropiane, si dhe t`i harmonizojmë prioritetet për këtë vit", ka thënë Fyle.
Fyle i ka thënë ministres Çitaku se është i kënaqur me fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, dhe ka vlerësuar se "Komisioni është i përfshirë ngushtë në dialogun, i cili synon afrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE".