E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorente kërkon Juven, Bielsa e lë sërish jashtë

ITALI- Fernando Jorente është kthyer në një çështje të vërtetë për Atletik Bilbaon. Sulmuesi kërkon të largohet te Juventusi, por presidenti Hozu Uturria nuk kërkon ta lërë të lirë, duke deklaruar se “Jorente është më shumë se një sulmues për baskët”, duke qenë se ai ka shkuar në këtë klub që 12 vjeç.

Por, Marselo Bielsa i ka dhënë një “asist” të mirë Juventusit, duke e lënë jashtë për ndeshjen e sotme ndaj Atletikos së Madridit. Juve ofron 20 milionë euro dhe tashmë duket më pranë lojtarit.
(m.a/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›