E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorgensen kthehet në Danimarkë

Mesfushori danez, Marin Jorgensen është larguar nga Fiorentina duke u kthyer në vendlindjen e tij te klubi ku e kishte filluar karrierën, Agf Aarhus. Marrëveshja është realizuar në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

34 vjeçari kishte bërë të qartë synimin e tij të largohet nga klubi toskan në kërkim të një ambienti të ri ku mund të luaj më tepër në prag të Kampionatit botëror në Afrikën e Jugut. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Aarhus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›