S’ka marrëveshje me Juventusin

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka mohuar të jetë pajtuar të bëhet trajner i ri i Juventusit nga fillimi i sezonit të ardhshëm.
Strategu spanjoll konsiderohet objektivi kryesor i gjigantit italian për postin e trajnerit nga edicioni i ardhshëm pas ardhjes së Alberto Zaccheronit në drejtim të ekipit deri në fund të sezonit.
“Përkundër njoftimeve nga mediat italiane, dua të bëjë të qartë se nuk kam asnjë marrëveshje me Juventusin. Nuk jam takuar dhe nuk do të takohem me përfaqësuesit e Juventusit apo ndonjë klubi tjetër”, ka thënë Benitez.