E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorgji Gjikopulli: Nga Fajeo në Karava

Galeria e Akademisë së Arteve FAP prezanton ekspozitën vetjake të piktorit dhe pedagogut të karrierës në këtë Akademi, Jorgji Gjikopulli. "Nga Fajeo në Karava", dy ekstremet e maleve që rrethojnë Dhërmiun, është titull simbolik për ekspozitën e Gjikopullit e hapur dje në mbrëmje.


Motivet nga Riviera shqiptare dhe kryesisht nga Dhërmiu, vendlindja e piktorit, janë trajtuar me një stil të veçantë. Ato herë zhduken e here zbulohen në një lojë të ngjyrave, dritës dhe kontrasteve, si në një kaleidoskop të magjishëm piktorik.


Prezantohen me këtë rast edhe një seri veprash më të hershme që krijojnë një lidhje organike me të parat dhe japin një pasqyrë më të plotë të fizionomisë artistike të Gjikopullit.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›