“Jorgjie Truja”, gala në TKOB
28/04/2009 Përfundon sot konkursi V mbarëkombëtar i zërave lirikë “Jorgjie Truja”. Këtë vit, i zhvilluar në kuadrin e 100-vjetorit “të artistes së dimensioneve të mëdha kohore” Jorgjie Truja, e cila qëndron në themelin e krijimit të artit profesionist lirik shqiptar, ky edicion këtë vit zhvillohet në sallën “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës dhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Përpos tri audicioneve, ku do të përzgjedhin finalistët e konkursit në 3 kategori, nxënës, studentë dhe artistë, sot do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.
Kështu, në TKOB do të mbahet një uorkshop për Trujën, “Pasioni i një artisteje”, si dhe do të promovohet libri kushtuar asaj me të njëjtin titull. Ndërkohë do të shfaqet edhe premiera e filmit dokumentar “Grykargjendja Jorgjie Truja”, prodhim i RTSH-së me regji të Ylli Pepos. Mbrëmja gala dhe ndarja e çmimeve do të bëhet në mbrëmje në sallën e madhe të Operës, ku të ftuar janë Shqipe Zani, Mirsa Adami, Etleva Golemi. Dirigjent është Alqi Lepuri (Artist i Merituar), ndërsa drejtor artistik Arben Llozi me orkestrën e TKOB-it.