E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga 1 maji dyfishim i rrogave dhe pensioneve

28/04/2009  Këshilli i Ministrave miraton skemën e re të të ardhurave

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve që nga data 1 maj. Sipas këtij vendimi të marrë në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme, rrogat dhe pensionet dyfishohen në raport me ato që ishin katër vjet më parë. Dyfishim rroge do të përfitojnë mësuesit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor. Po ashtu një rritje të ndjeshme bëhet edhe në rrogat e administratës publike. Sipas kreut të qeverisë, rritja e rrogave dhe pensioneve i jep një përgjigje të drejtpërdrejtë varfërisë në Shqipëri. Berisha premtoi se përmes vendimeve të tilla gjatë mandatit të dytë qeverisës asnjë qytetar nuk do të njohë varfërinë ekstreme. “Ne vendosëm në rroga dhe pensione në këta katër vjet rreth 500 milionë dollarë, kundrejt 127 milionë dollarëve të vëna në dispozicion në 8 vjet të marra së bashku nga qeveritë e mëparshme”, - ka deklaruar shefi i ekzekutivit. Ai theksoi se me politikën e ndjekur nga qeveria që drejton është arritur që të ngushtohet diferenca mes rrogave të larta dhe atyre minimale. Berisha tha se rritja e rroga me këtë vendim nuk prek rrogat e quajtura “të larta”, ato të Presidenti të Republikës, Kryeministrit, kreut të Kuvendit, ministrave e deputetëve. Sipas tij, kjo është në përputhje me politikën për një balancim mes rrogave të vogla dhe atyre të larta. Ai e argumentoi këtë duke thënë se dy vjet më parë diferenca ishte 11 herë më e madhe për rrogat e larta, ndërsa sot shkon në 1 me 5. Duke iu referuar rritjes së pensioneve të të gjitha llojeve – të ulëta, mesatare dhe të larta, në fshat dhe qytet – Kryeministri Berisha tha se është një kënaqësi që pothuajse një e gjashta e popullsisë shqiptare përfiton rritjen më të madhe. Ai tha se është ngushtuar ndjeshëm diferenca mes pensioneve në fshat dhe atyre në qytet. Sipas tij, vendimi i marrë nga qeveria për rritjen e pensioneve nga 1 maji përbën bazën për barazimin e këtyre pensioneve. “Kjo është një domosdoshmëri e madhe sa morale aq dhe ligjore”, - ka deklaruar Berisha. Ai tha se qeveria dyfishon edhe ndihmën sociale ekonomike. Kështu, nëse në vitin 2005 fatura për ndihmën sociale ishte 7 miliardë lekë, sot shkon në 15 miliardë lekë në muaj, që përkthehet në 108% më shumë”, - ka thënë Berisha. Ai ka bërë me dije se ekspertët po përgatitin një skemë të re për ndarjen e ndihmës sociale. Shefi i ekzekutivit tha se qeveria është e gatshme të alokojë fonde të tjera të nevojshme, por me kusht që paratë t’u jepen njerëzve që kanë vërtet nevojë.

Rritja e pensioneve në fshat dhe qytet

Qeveria ka marrë vendimin që të rrisë në nivel të ndjeshëm pensionet në fshat dhe qytet. Sipas Kryeministrit Sali Berisha, rritja e pensioneve në tërësi do të rritet sipas llojit nga 49% në 135%. Ai tha se kjo përbën rritjen më të madhe dhe të pakrahasueshme me çdo vend tjetër dhe të ndërmarrë në çdo kohë. Kështu, pensionet minimale në qytet nga 8300 lekë do të shkojnë në 12000 lekë. Sipas nivelit të ri, që do të nisë nga 1 maji, të ardhurat pensionare minimale në fshat do të pësojnë një rritje prej 100%. Pensionet maksimale në fshat rriten në masën 70%, ndërkohë pensionet maksimale në qytet do të rriten me 30%. Berisha bëri me dije se pensionet e pleqërisë në qytet do të rriten në 42%, ndërkohë që për invalidët rritja do të shkojë në 54%. Pensionet e pleqërisë në fshat do të rriten me 80%, ndërsa ato të invalidëve në 107%. Kryeministri Berisha tha se është kënaqësi që pothuajse një e gjashta e popullsisë shqiptare përfiton rritjen më të madhe. Ai tha se është ngushtuar ndjeshëm diferenca mes pensioneve në fshat dhe atyre në qytet. Sipas tij, vendimi i marrë nga qeveria për rritjen e pensioneve nga 1 maji përbën bazën për barazimin e këtyre pensioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›