Jorgo Goro sërish në gjyq, ish-kryebashkiaku i Himarës nën akuzë për “shpërdorim detyre”

Jorgo Goro për të dytën herë do t’i nënshtrohet gjykimit. Këtë herë Gjykata e Posaçme do ta gjykojë atë për “shpërdorim detyre” më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim me dy ish-drejtorë të bashkisë Himarë që drejtohej prej tij.
Sipas SPAK ai ka abuzuar me detyrën duke ndërmjetësuar për një pronë, e cila më pas iu vendos në dispozicion një subjekti tregtar.
Seanca e parë është në datë 20 maj, ndërsa gjyqtarja e çështjes do të vendosë nëse do i pranojë atij dhe të pandehurve të tjerë, kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Më herët Goro u dënua edhe për çështjen e parë, ku akuzohej edhe për shpërdorim edhe për fshehje të ardhurash me pronat në Himarë.
Gjykata e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar detyrën./vizionplus.tv