E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria pezulloi kreun e AMP, Florian Sulejmani shpërdoroi detyrën me transferimin e oficerëve të policisë

Prokuroria e Beratit ka pezulluar nga detyra kreun e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Florian Sulejmani.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, bëhet me dije se Sulejmani po hetohet për shpërdorim detyre.

Kreu i AMP-së sipas Prokurorisë, ka transferuar oficerë të policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

Konkretisht sipas organit të akuzës Sulejmani ka shkelur ligjin për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore dhe ligjin për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Pezullimi i tij është marrë si një masë nga Prokuroria pasi ka dyshime se nese qëndron në detyrë gjatë hetimeve, mund të ndikojë tek provat./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›