E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorgos Papandreu zgjedh Turqinë për vizitën e parë

Papandreu dhe avioni i Forcave Ajrore Greke, me të cilin udhëtonte, u ulën në orën 12.05 në aeroportin “Ataturk” të metropolit turk.

Jorgo Papandreun e pritën Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu, së bashku me Prefektin e Stambollit, Muamer Gylerin.

Më pas ai u takua me Bartolemeun I, liderin shpirtëror të botës ortodokse, me seli në Stamboll. Papandreu qëndroi për pak kohë në varrezën e Zincirlikuyu, pranë varrit të ish-shefit të diplomacisë turke, Ismail Xhem, i cili ndërroi jetë në vitin 2007, me të cilin kishte nisur bashakëpunimin për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Shefi i qeverisë greke vendosi një degë ulliri mbi varrin i ish-kryediplomatit turk para se të mbante disa munita heshtje përpara varrit të Ismail Xhem.

Kryeministri grek do të marrë pjesë në mbledhjen jozyrtare të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Pritet që ai të takohet edhe me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdoan.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›