PS fton qytetarët në protestën e së shtunës
“Ftojmë në protestë të shtunën orën 5 pasdite përpara Kryeministrisë të gjithë qytetarët që si ne, e ndjejnë Shqipërinë vendin e tyre e jo të Sali Berishës, Ilir Metës e oborrtarëve të tyre. Që demokracinë e shtetin ligjor e ndjejnë investimin themelor të një shoqërie të shëndoshë e jo perden pas të cilës fshihet manipulimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme nga një qeveri e korruptuar. Që Shqipërinë evropiane dhe lëvizjen e lirë e pa viza e ndjejnë destinacionin e të ardhmes të cilën nuk mund ta marrë peng askush”, deklaruan sot deputetët e Tiranës së kësaj partie.
Ata thanë se “kjo është një betejë të cilën ne dhe shumica e shqiptarëve do e fitojmë për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë evropiane. Ne jemi të vendosur të mos lejojmë që e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve të mbahet peng brenda atyre kutive nga kjo maxhorancë manipulatore”.