Deputetët ikën me leje, njoftojnë vetëm Ruçin
27/07/2011 Sezoni veror, ligjvënësit socialistë nisin pushimet pa grafik të diktuar
Deputetët e Partisë Socialiste po u gëzohen pushimeve të gjata. Të zhveshur nga detyrimet ndaj institucionit të Kuvendit për javë të tëra, ligjvënësit socialistë po vijojnë të shijojnë pushimet e tyre verore. Kështu, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe vulosjes së një humbjeje përfundimtare të Bashkisë së Tiranës, përfaqësuesit socialistë ndihen të çliruar nga ecejaket në selinë rozë. Nga ana e tij lidershipi socialist, ndryshe nga vitet e shkuara, nuk ka diktuar një grafik e për më tepër numër të caktuar ditësh pushimi për deputetët socialistë.
Sezoni veror
Këtë vit deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste mund t’i caktojnë sipas dëshirës si datën kur duan të nisin pushimet e tyre verore, ashtu dhe kohën se sa kanë parashikuar për të qëndruar jashtë kryeqytetit. Mjafton që të vënë në dijeni kreun e grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi dhe çdo deputet mund të largohet i qetë nga Tirana dhe nga detyrat e partisë, pa qenë e nevojshme të marrë leje apo të respektojë afatin e paracaktuar nga kupola rozë. Ndërkohë që për kryetarin Rama dhe kreun i ligjvënësve socialistë Ruçi nuk ka asnjë të dhënë se kur mund të shkëputen nga angazhimet në parti. Gjatë këtyre ditëve Rama është parë të qëndrojë për orë të gjata në zyrën e tij në parti. Ndërsa e kundërta ndodh për deputetët e PS-së, ku përveç bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës nuk janë parë në ambientet e selisë. Kësisoj dhe ndonjë nga ligjvënësit socialistë që mund të duket në PS, kjo vetëm për pak çaste.
Angazhimi
Paszgjedhjet e 8 majit, sikurse u pa, u shoqëruan me një tjetër bojkot të Kuvendit nga ana e grupit kuvendor socialist. Por edhe pse jo të angazhuar në punimet parlamentare, socialistët nuk mund të shijonin me kohë të plotë pushimet e tyre. Kjo për vetë faktin se i gjithë ky grupim parlamentar ishte i përqendruar te kundërvënia ndaj mazhorancës qeverisëse, e akuzuar për manipulim të procesit zgjedhor në Tiranë. Për këtë arsye PS-ja ankimoi një sërë ankesash pranë institucioneve të ngarkuara me ligj për shqyrtimin e padive për proceset zgjedhore. Ndërkohë krahas një çështjeje të tillë ligjvënësit socialistë u shpërndanë në zonat e tyre përkatëse nga ku kanë marrë mandatin e tyre të deputetit për të qenë të pranishëm në konstituimin e këshillave të komunave apo bashkive. Në këtë mënyrë, vetëm pas përfundimit në mënyrë të plotë të këtij procesi deputetët e PS-së kanë mundësinë të shijojnë pushimet e verës, pavarësisht se pothuajse i gjithë grupi parlamentar socialist ndodhet jashtë kryeqytetit çdo fund javë.
Pushimet e deputetëve të PS-së
Dy vjetët e fundit Rama dha urdhër për një javë leje
Vitin që shkoi deputetët e Partisë Socialiste i morën pushimet në një interval prej gati një javë dhe përmes një kalendari të përcaktuar paraprakisht nga lidershipi socialist. Kështu, të ndarë në grupe dhe brenda një intervali kohor prej pesë deri në shtatë ditë, deputetët i patën nisur pushimet për sesionin veror në muajin gusht. Pra, ishte menduar që socialistët t’ia linin stafetën njëri-tjetrit sipas renditjes dhe grupimeve që ishin përcaktuar nga drejtuesit e kësaj partie. Aplikimi i kësaj skeme konsistoi pikërisht në performancën e kampit opozitar gjatë muajit të nxehtë të verës. Duke dashur që të bëjë një oponencë të fortë ndaj qeverisjes aktuale, kampi rozë pati vendosur që daljet publike nga kjo seli të jenë të përditshme, për më tepër duke trajtuar çështje të ndryshme. Kujtojmë këtu se dhe gjatë sezonit veror të vitit 2009 lidershipi socialist i pati detyruar zyrtarët e selisë rozë të shfrytëzojnë vetëm pak ditë pushime. Sipas urdhrit, ata patën rreth 1/3 e pushimeve që ka një nëpunës i administratës shtetërore. Përfaqësuesit e lartë të PS-së patën mundësi të pushojnë vetëm 10 ditë, për t’u kthyer më pas në angazhimet e përditshme të partisë.
Axhenda
Gjatë kësaj periudhe ligjvënësit e Partisë Socialiste do të punojnë në mënyrë individuale për programin politik dhe ndryshimet në statut. Ndërkohë do të jetë vetëm muaji shtator që do t’i bashkojë për diskutim idetë e secili grup pune, për t’ia deleguar kongresit të ri për miratim. Sikundër dihet, hartimi i programit të ri politik dhe reformimi organizativ i Partisë Socialiste janë dy çështjet kryesore ku është përqendruar puna e përfaqësuesve të kësaj partie. Të ndarë në këto dy grupime, deputetët socialistë kanë nisur formulimin e detajuar të programit që do të ndjekin për thithjen e ideve në bazë. Më pas përfaqësuesit socialistë do të hartojnë draftet paraprake. Në përfundim të këtij procesi do të jetë kongresi i ri i PS-së, që do të mblidhet më 5 nëntor, ai që do të miratojë programin dhe ndryshimet në organizimin e saj.