Josa: Elbasanin e çoj në Europë

ELBASANI - Mirel Josa u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri Elbasanit, 2-herë kampion i Shqipërisë. Ish-trajneri i Vllaznisë, do të pasojë Krenar Alihmehmetin, një tjetër prodhim të shkollës bardheblu.
Elbasani e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e katërt (52 pikë), por nuk mundi të hyjë në zonën europiane, edhe pse shpresoi shumë për një ftesë në Kupën Intertoto.
"Pranova se Elbasani është një skuadër që ka karakteristikat e saj. Për sezonin e ardhshme premtoj një ekip kompetitiv në Superligë. E ka treguar këtë dhe me trajnerët e mëparshëm. Kush është ai president dhe trajner që nuk do të nxjerrë ekipin e tij kampion. Ne do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivat maksimale", - tha Josa, i cili më parë ka drejtuar Tiranën (kampion si trajner), Skënderbeun e Vllazninë.
Presidenti Arben Laze është kthyer optimist nga udhëtimi në Spanjë, që kulmoi edhe me takimin me presidentin e Barcelonës, Johan Laporta, pohoi se ai dhe stafi i tij ishte i gatshëm të plotësonte cdo kërkesë të trajnerit Josa.
"Do të plotësojmë cdo nevojë që ai do të ketë për të realizuar objektivat. Do t'i kërkoja të sillte cfarëdo lloj lojtari, që do të rezultonte i dobishëm për futbollin e Elbasanit. Ne do t'i përgjigjemi, pasi kryesore për ne është arritja e objektivave".
Elbasani nënshkroi kontratat e para me lojtarët për sezonin 2008-2009. Futbollistët që kanë firmosur për Kampionatin e 70-të Kombëtar të futbollit janë dy maqedonasit Nikola Karcev e Toni Menglenski, e pas tyre firmën në kontratë e kanë hedhur edhe Fjodor Xhafa, Skerdi Bejzade, Arian Sheta e Stavrion Lako.
Gjithsesi pista më e preferuar për Lazen mbetet ajo maqedonase, por nuk përjashtohen Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina e madje, Turqia, pavarësisht se më tavolinën e presidentit Arben Laze: Erion Xhafa, Endri Vrapi e Merdan Kacollja, figurojnë ndër të parët, por ka "vend" edhe për Maringlen Kapajn e Franc Ahin. Edhe shkodrani Suad Lici mund të jetë një alternativë, pavarësisht se shkodrani kërkohet edhe nga Tirana.