Josa: “Jam i kënaqur me fitoren”

"E kontrolluam gjithë lojën dhe luajtëm shumë mirë duke i vënë kundërshtarët tanë nën një presing të vazhdueshëm. Në pjesën e parë patëm ekuilibre shumë të mirë në mbrojtje. Në pjesën e dytë duhet ta godisnim më shpesh por toleruam në disa momente. Jam i kënaqur përsa i përket dhe lojës së djemve të cilët kur janë të përkushtuar dhe luajnë të gjithë si grup janë gjithmonë rezultativë. Kreu? Ka kohë, nuk mund të llogarisim qysh tani. Kemi shumë kohë përpara. A e kisha parashikuar të lehtë? Unë kam besim gjithmonë te djemtë".