Pjesa e parë: Partizani – Tirana 0 – 2

Tirana ka fituar pjesën e parë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj një Partizani të pafuqishëm për të përballuar bardheblutë. Të dy golat për ekipin e Mirel Josës janë shënuar nga goleadori Hamdi Salihi, që është ngjitur në kuotën e 8 golave në pesë ndeshje. Salihi shënoi në minutën e 10-të me një gjuajtje të lirë për ta dyfishuar rezultatin në të 26' pas një kundërsulmi.
Një pjesë e parë me një Tiranë sulmuese përballë një Partizani të ngathët në veprimet sulmuese dhe të pakujdesshme në mbrojtje dhe nervoz në lojë.
Partizani gjithsesi e meritonte një gol në 45 minutat e para, kur Ndreka gaboi në minutat e fundit të pjesës së parë apo dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga Abilialiaj.
Dy minuta e shtesë më pjesën e parë.
SKEDA
30 shtator 2006, ora 19:00
PARTIZANI-TIRANA
Golat: Hamdi Salihi 10' dhe 27'
Gjyqtarë: Albano Janku, Avdo, Maloku