Humbet Bajerni. Hamburg i Berishës barazon 2 - 2 me Eintrahtin

Volfsburgu mposhti kryesuesen e Bundesligës me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Mike Hanke në minutën e 36-të. Verder fitoi 3-0 me Borusuan e Munshengladbahut, ndërsa Mainc barazoi 1-1 në transfertë me Nurembergun. Alemania fitoi në shtëpi 2-1 me Bokumin. Arminia Bielefeld e Fatmir Vatës fitoi 3-1 me Energie Kotbus.
Eintraht i Frankfurtit barazoi 2-2 me Hamburgun e Besart Berishës. Për Hamburgun shënauan Danijel Ljuboja 51' dhe Boubacar Sanogo 69'. Sulmuesi i ri kombëtares shqiptare nuk ka qenë as në 18-shhe.
Ditën e shtunë, Hanover i Altin Lalës barazoi 2-2 në transfertë me Borusian e Dortmundit. Kapiteni Lala e nisi lojën nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 59-të me Hashemain.
Rezultatet e javës së 6-të
Volfsburg 1 : 0 Bayern
Verder 3 : 0 Borussia M.
Nurnberg 1 : 1 Mainz
Alemannia Aachen 2 : 1 Bochum
Arminia Bielefeld 3 : 1 Energie
Eintracht Frankfurt 2 : 2 Hamburger