Partizani – Tirana 0 – 2. Vendos dopjeta e Salihit

"Fitorja me Partizanin merr një rëndësi shumë të madhe", - kështu u shpreh trajneri i Tiranës Mirel Josa, pas fitores 2-0 me Partizanin.
"Nuk do ta konsideroja humbje të rëndë, ndërsa shtoj se kampionati bëhet interesant me këtë ecuri", - pohoi Bajko në deklaratën e tij për gazetarët, e para në pesë javë kampionat.
Tirana fitoi ballafaqimin e parë sezonal me Partizanin më një fitor të pastër 2-0, ku dominoi takimin para së gjithash në anën fizike. Një Tiranë e freskët gjatë gjithë takimit përballë një Partizani të lodhur në pjesën e dytë, edhe sulmoi më shumë, për të goditur vetëm në një rast shtyllën me anë të Babamustës në minutën e 71-të takimit.
Një Tiranë sulmuese përballë një Partizani të ngathët në veprimet sulmuese dhe të pakujdesshme në mbrojtje dhe nervoz në lojë.
Tirana dominoi pjesën e parë 2-0 ndaj një Partizani të pafuqishëm për të përballuar bardheblutë. Të dy golat për ekipin e Mirel Josës janë shënuar nga goleadori Hamdi Salihi, që është ngjitur në kuotën e 8 golave në pesë ndeshje. Salihi shënoi në minutën e 8-të me një gjuajtje të lirë për ta dyfishuar rezultatin në të 23' pas një kundërsulmi. Partizani gjithsesi e meritonte një gol në 45 minutat e parë, kur Ndreka gaboi në minutat e fundit të pjesës së parë apo dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga Abilialiaj. Në pjesën e dytë Tirana ishte më e kujdeshme, ndërsa mund të kishte trefishuar rezultatin sërish me anë të Hamdi Salihit.
Tirana morri kreun e renditjes me 11 pikë, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 10 pikëve, kur në javën e gjashtë të kuqtë e Bajkos do të përballen me Shkumbinin në Peqin, ndërsa Tirana do të presë Apoloninë modeste.
Në fund të ndeshjes dy tifozeritë patën edhe disa ngacmime.
Partizani-Tirana 0-2
Partizani: Shehi, Beqiri, Kardek, Ndreka, Babamusta, Gjyla, Dhëmbi, Progri, Muzaka(46'Karapici), Bylykbashi(70'Xhunior), Abilaliaj (46'Bakaj)
Trajner: Neptun Bajko
Tirana: Nallbani, Dede, Pisha, Abraham, Allmucca, Bakalli(74'Patushi), Bulku, Fish, Muka, Pema(60'Merkocci), Salihi(90'Hajdari)
Trajner: Mirel Josa
Golat: Salihi 8',23'
Kartona të verdhë: Abraham, Allmucca, Muka, Merkocci
Gjyqtarë: Albano Janku, Sokol Avdo, Genc Maloku (Tiranë)
Statistikat
Partizani Tirana
Goditje në portë 3 7
Goditje të pritura 5 3
Goditje jashtë porte 5 4
Goditje këndi 2 6
Ndërhyrje të parregullta 17 16
Pozicion jashtë loje 2 6
Kartona të verdhë 0 4
Kartona të kuq 0 0
Ndërrime 3 3
11-metërsha 0 0
Bilanci midis ekipeve
125 ndeshje: 51 fitore Partizani, 36 barazime dhe 37 fitore e Tirana. Golat: 183-143
30.09.2006 Partizani-Tirana 0 – 2 (Kampionat)
13.05.2006 Partizani Tirana 2 – 2 (Kampionat)
29.03.2006 Tirana Partizani 1 – 1 (Kupë)
19.03.2006 Tirana Partizani 1 – 0 (Kampionat)
15.03.2006 Partizani Tirana 2 – 3 (Kupë)
22.12.2005 Partizani Tirana 1 – 0 (Kampionat)
29.10.2005 Tirana Partizani 1 – 0 (Kampionat)
30.10.2005 Tirana Partizani 4 – 0 (Kampionat)
19.02.2005 Partizani Tirana 0 – 1 (Kampionat)
11.12.2004 Tirana Partizani 3 – 3 (Kampionat)
02.10.2004 Partizani Tirana 2 – 5 (Kampionat)